Poezi nga Eva Kacanja

 
Poezi nga Eva Kacanja
 
 
***
 
Kur je e lumtur
Nuk e di peshën e lumturisë…
Unë kisha pas një tejzë të hollë në zemër,
Një tejzë të lidhur me ty në mënyrë të pakumtimtë,
Thjesht dhe natyralisht brenda meje,
Si duket dhe brenda teje ka qenë e njëjta tejzë
që të përshkonte edhe ty zemrën,
E kur shpirti im thirrte,
Zëri yt përgjigjej
Sikur të ishe goja ime,
Sikur të ishe mendja ime,
Sikur të ishe syri im.
E ajo tejzë mishi,
gjaku e Zoti,
M’u këput Bab,
E ndiej të më dhembë fort,
Ka kriju një hon Bab,
Një hon të thellë,
Ti e di si jehojnë honet,
Ah,ti tani di gjithçka Bab!
(Për këtë të paktën jam e qetë…)
Dridhem si një purtekë e thyer,
Si një fëmi i humbur,
Si një ortek i pabesë rrëzohem në dhimbjen time.
Bab,ti paske qenë si dielli,
Ndriçofsh atje ku je Bab!
Thonë se dhe dielli
do të shuhet një ditë.
E ndoshta në atë ditë
Tejzat tona të holla që përshkojnë kohën e shpirtin,
do të bashkohen përsëri
E unë do të jem me Ty Bab!
Se të du Bab,
Se njerëzit që duam,
Nuk ikin Bab!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s