Poezi nga Gentjan Hasanas

 
Poezi nga Gentjan Hasanas
 
 
***
 
Këtu ku gjendem,
jam mbret i pluhurit,
i toksinave.
 
Kemi një punishte te vogël riciklimi,
silikonin e bëjmë qeska, ose lule varri.
 
Këmbët i bëjmë paterica,
Krahët, bastun.
Mëlçinë,sfungjer për pastrim tavolinash.
 
Me mungesë janë ”syte”
Ato pak që kemi gjetur,
i ndezim në mbrëmje,
sa për të ngrëne kauçuk.
 
Jemi 12 kanibalë të vegjël,
por me përvojë.
Unë,nga ”mastorët”,jam i treti në listë.
Vende të sigurta pune,por pa mëditje.
 
Ajo që shpresojmë,
është të hamë një njeri të gjallë
dhe t’i marrim zemrën.
Në botën tjetër,
le të jemi edhe ne njerëz…Amen!
 
 
 
***
 
Sytë e mi janë si deti, -tha ajo.
Ai bëri një varkë.
-Më quajnë Era,-tha ajo.
I shtoi varkës vela.
 
-Mister, zemra ime, -tha ajo.
Fenerin lidhi mbi një dru.
 
Ditën e tretë të udhëtimit,
deti,era dhe misteri, e pyetën:
– Po gruaja?!
 
Mendoi se bebëzat e saj të zeza
duhet të jenë dy ishuj
ku mund të çlodhej tërë jetën,
pa e parë askush!
 
 
 
***
 
Ata rrinin ulur,
rreth tavolines 6-këndore prej druri.
Në qoshe muri,
4 shpendë të errët
që i kanë lidhur me litarë të hollë
lëshojnë një violinë të qetë.
 
Porosisin dy gota verë rozë,
si gjak i holluar me ujë
Ajo buzëqesh, ( …unë ngrij).
Ai rehatohet (…unë pas veshit të saj):
”E dashur, pranverat duan kurban”.
 
Fantazmat nuk ditkan shqip,
ose ajo s’më dëgjon.
 
Në përhumbjen e këtij momenti,
ku dritat zbehen ngadalë.
Fillojnë flasin për shkencën,
atonominë, kiminë (ai është doktor)
Për hënën 14, për lulekambanat
gjithashtu flasin edhe për letërsinë.
 
Ndërsa vera rozë
shkon drejt fundit të gotës.
Mjekra e saj e bukur,
mbështetur mbi gishtrinjtë delikatë.
(Ajo e adhuron?!)
 
…Ç’të jetë vallë kjo tavolinë kaq e vogël
6-këndore prej druri?!
Fantazma ime
fillon humbet toruan:
”Ngrehu nga aty e dashur, shkoi vonë,
të pret Genti dhe do të jetë bërë merak”.
 
Fantazmat nuk ditkan asnjë gjuhë,
ose ajo s’më dëgjon.
 
Kamarieri ka sjellë dy gota te tjera,
tani më duken më të mëdha.
Vera nuk është më e holluar.
Fillojnë flasin për gjëra shpirtërore,
për cilësinë e jetës…
Pse ende ai është beqar.
 
Mundohet të jetë i kujdesshëm,
ka planifikuar çdo gjë në detaj.
I rregullon flokët mbi ballë
nga ku shfaqen dy vetulla ylberësh
Sytë e saj përhumben nga trendafili që i zgjat
 
“E dashur, mos e merr është kurth!
Pranverat duan kurban”.
Gjithë ky ambient i bukur, është një makth.
Ç’është kjo përhumbje?
Zgjohu…
ngrihu nga ajo tavolinë 6-këndore,
ai po mundohet të më vrasë.
 
Ajo s’më dëgjon,
fantazma ime e mallkuar qenke memece
 
4 shpendët e errët,
si gabrielet më rrëmbejnë nëpër mure
tek sa pashë,
të kthehej rrugës për në shtëpi
me diçka të kuqe ndër duar
 
Oh, trëndafila…
mos pastë më ky behar!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s