Poezi nga Nora Halili

 
Poezi nga Nora Halili
 
 
SE DI Ç’ ZOTA
 
Të pashë si u lëshuan mbi hiret e tua,
shpirt humburit të çakërdisur u jagaviten.
Se di sa shpirtrat paskam,
që s’ vdiqa atë ditë.
 
Të pashë si peshqesh i bënë,
gjithë çkish shtati yt i hieshëm.
Nuk di si frymë akoma marr,
shqelmin kam në fyt.
 
Të pashë si të poshtëruan,
nipër të gjyshërve në soj…
Se di me ç’emër më thërrasin
kam humbur identitetin…
 
Të pash kur thikën ta ngulen,
gjakun dolli ta bënë.
Se di se ç’ zota na mbrojnë
jemi, dhe UNË, dhe TI.
 
 
PJELLË E KOHËS
 
E zbehtë si hëna mes reshë,
në pyjet e errëta bredh një siluetë…
Ëndrrat e vrara mbajnë erë gjaku,
Nata nuk mund ti kapërdijë….
 
Në krahë dëshirash të pamundura,
shpirti i brishtë merr arratinë.
Frymë dehse fytyrën përkëdhel,
pjellë e kohës në pentagramet e absurdit….
 
 
MËSOVA...
 
Mësova ta dua dhimbjen,
vallzova në krahët e saj…
Rëndem me hapa trishtimi,
melodi patëm lotin…
 
Mësova ta mbaj në shpirt…
kyçur si gjënë më të shtrejtë.
Bashkë ishim rritur …
Unë dhe dhimbja.
 
Mësova prej saj durimin,
marrëzisht u dashurua pas meje.
Trup dhe shpirtë kurban ja bëra,
dhimbja lindi dashuri…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s