Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 
Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
***
Të mugëtit ra mbi brinjët e detit,
mbi ballin e malit u shtrua boja mavi,
mbi supe pulbardhash u ndeh gjakësimi i tij.
 
Unë mbyll sytë dhe shpejtoj duart,
nga gishtrinjtë shpështjellë me nxit,
fashat e gjata të mjekimit,
t’i lëshoj mbi këto gjymtyrë të shkretë
që u përgjakën pamëshirë,
dhe jodin e njelmtë t’u hedh sipri,
si një melhem shpirti…
 
Të mugëtit do vazhdoj të bjerë,
të mavijosi çdo lëkurë të qiellt’ pafajësie,
Unë ende shtjellë e tjerr fasha dhimbsurie!
 
 
Kohë Migjeniane
 
E madhe àsht gjama e mëkatit,
që bjen e nuk ndalet kso ane.
U ndryshk e u shkërmoq hekuri i kobshëm
nën tingujt e mbrame.
 
E madhe àsht gjama e pushtetit,
që sillet e kcen kso ane.
Herë ha mishin e shpesh shpirtin
nën trysnin e P-së së madhe.
 
Sa lehtë bjerret shpirti këtu,
sa lirë kushtoka jeta!
Po liria ku àsht vallë?!
Ku shkoi e u zhduk ajo marroke?
Turra e drurëve përkundruall
ngroh turrmën që e dogji të gjallë.
 
 
***
N’ zheg të dimnit,
gjinkalla cingëronte myllun n`kafaz.
Ujë nuk kish me pi,
as kokrra grunit prej milingones marrë.
Ky cicër dergjet n`kafaz të dejeve
e gjakun e verës pi, mu në zemër të ftoftinës.
Piklon pik e grimë në lugun bri brinjêsh,
e bash ky tingull krejt i ri, zgjon në mue
dëshirën e zhytjes ndër alga e molusqe,
pa e prek ashtin e fundit.
S’du me i hap sytë me pa,
as kafazin me e çil me kja…
S’du pra me ndi askurrë send okolla,
tash nga dimni në dimën pa verë shkova!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s