Chiara Catapano (Itali) / Solli në shqip nga Italishtja Juljana Mehmeti

 

Chiara Catapano (Itali)


“Duke u nisur nga vetë formimi i autores Chiara Catapano me Filologjinë bizante dhe Neogreke, padyshim që ndikimi në art do të prekte mistizmin dhe ndërthurjen mes antikes dhe modernes. Nisur nga ky vështrim, në artin e saj krijues përballemi me ato përtejvizione të cilat vijnë nga dishepujt e kohës dhe refleksioni i komunikimit në mënyrë imagjinare shpreh atë botë të fortë shpirtërore që e pershkon qenien si krijesë e përbotshme në morinë e gjithë mrekullisë që fal natyra. Koherenca, dritëhijet, të fshehtat, format e krahasimit, universi i përtej botës parë në forma nga surrealja deri tek absurdi, kthejnë neologjinë e asaj sakrifice, për të mbërritur gjer tek arsyeja më e thjeshtë që na mban në jetë dhe na ndihmon të ecim përpara.”
Nga: Agron Shele


“Data la formazione stessa di Chiara Catapano con la filologia bizantina e neo-greca, l’influenza sull’arte sfiorerebbe senza dubbio il misticismo e l’interazione tra antichità e modernità. Sulla base di questa visione, nella sua arte creativa affrontiamo quelle trascendenze che provengono dai discepoli del tempo e il riflesso della comunicazione esprime con fantasia quel forte mondo interiore che pervade l’essere, come creatura universale nella moltitudine di tutte le meraviglie che la natura dona . Coerenza, penombre, segreti, forme di confronto, l’universo oltre il mondo visto in forme dal surreale all’assurdo, ribaltano la neologia di quel sacrificio, per arrivare alla ragione più semplice che ci tiene in vita e ci aiuta ad andare avanti.”

Di: Agron Shele


Chiara Catapano lindi në Trieste në 1975. “Ajri i turbulluar vendas” ndikoi shumë në karakterin dhe zgjedhjet saj: aroma e fillimit të viteve 1900 e qytetit, në të cilin koha ishte ndalur dhe dukej si një paratezë midis Ballkanit dhe Evropes, e cila i dha asaj mundësinë të rritet duke dëgjuar për rrugë dhe dyqane në gjermanisht, kroatisht, serbisht, greqisht …
Pas shkollës së mesme ajo studioi Filologji Bizantine dhe Neo-Greke në Universitetin
Tergestino. Përkthyese dhe poete, ajo ka botuar dy përmbledhje poetike (Thauma
red.). Artikujt, tregimet dhe poezitë e saj janë shfaqur në antologji dhe revista Italiane dhe ndërkombetare. Ajo në bashkpunim me prof. Andrea Aveto nga Universiteti i Genova-s, organizoi ribotimin e Fjalimeve Ushtarake të Giovanni Derr.
Ajo bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me revistën: Tradizione tradizione, BookBook, Poetarum Silva, Outpost. Ajo është përkthyese e botuar në Festivalin dhe Konkursin Ndërkombëtar të Kalaja e Duino-s. E pasionuar me përkthimin , sidomos në gjuhën greke. Dhe mbase kjo është ajo që ka me tepër rëndësi në biografinë e saj.


Kur Mayakovsky lexoi një poezi timen në një ëndërr

Konsideroni këtë: asgjë ndryshe
Thjesht një shënim, pak i thartë në rrënjën e hidhur.
Zëri më i tmerrshëm i shfaqjes së tij;
Fjalët, skelete drite.
Dhe ai ulur, terastik i pasionuar
Fshikëllon ajrin brenda uvulës ruse.
Majakovsky nuk më kishte vizituar kurrë më parë;
E konsiderova një gjest delikat
Bërë pa shumë komplimente,
në mënyrën e tij.

Ai i mblodhi vargjet e mia në vile metalike
Lëngun e shtrydhte jashtë
duke shtypur midis bajameve
të dhëmbëve, kokërr për kokërr
qumështi i ndonjë sakrifice arkaike.
Por sa mbushur me kuptim ishte idioma e tij
Një lloj toke e virgjër midis rusit dhe ëndrrës;
une pikturoja tingujt me dy tehe
të cilët nuk arrinin asgjë dhe askënd,
por që lidheshin si zinxhirë me ajrin e gjallë të shenjtërisë.
Zoti i dehur nga poezia nuk e kërkoi më vdekjen e tij,
Dhe ai dukej se kontemplohej nga qiejt
i ndritshëm, i paarritshëm.
Gumëzhima e jetës ra në atë paradigmë të zymtë
Brenda ingranazhit të audiencës
Në heshtjen e përsosur zgjeruar mes fjalëve.



Në natën midis 8 dhe 9 Mars- it 2017, kur *Mani Kaul më vizitoi në një ëndërr.

Oh Mani, pika pika prania jote e mprehtë
në pyllin tim të shenjave
Barazim.
Isha zgjuar në ëndërr, zgjuar dhe e gatshme:
po mua më kërkoje në zgavrën e pafund të gjumit.
Sipër, me identifikim pothuajse të rreptë
tregoje me sy një pikë:
ishin një mijë herë të tutë:
më udhezoje që t’i tregoja Steven-it
që poezia është: gjysma e një piramide të ndriçuar.
Anija kozmike vërtitej mes teje, Mani dhe meje
që pa e kuptuar, kuptoja.

Ajo varkë kristalore e ëndrrave
realisht në zgjerimin e së vërtetës
evokonte kur,
në ëndrrën e Steven:
kur akoma nga goja jote dilnin vetëm
fjalë drite që ndizeshin në ajër
ndër ndërgjegjiet tuaja.

Koha ime aq brenda kohës tënde
akset vertikale, qipreset ndjesi
zgjuar të gjithë, në të njëjtën kohë.
Koha ime që nuk është kohe, e jotja
lak i të vetmes përthyerje të përjetshme
në një mijë ne, pika të pranisë tënde të mprehtë.

* Mani Kaul (1944-2011) regjizor i Valës së Re Indiane, një mik i madh i poetit Steven Grieco-Rathgeb, më vizitoi në një ëndërr një natë në apartamentin romak të poetit, ku isha mysafire: ai foli me mua për qëndrueshmërinë e poezisë.

Vendi i Tarës

Po mendoja për Nihalin dhe nëpërmjet Nihalit
hyra në Jaipur. Në fillim fluturova sipër
një peizazhi me stampa kineze.
U mbajta varur
tek këmisha e tij e hapur,
nga e cila dilja si nga një fole.

 

***
Jo degë, por shtrirja e tyre:
kjo është ajo për të cilën flasim
kur flasim për pemët.

 

***
Ëndrra hyn përmes dritares së hapur:
me nxehtësi vetëm si frymë
rrëshqet në gishtat e këmbës.
Është e vetmja në dhomën
e përgjumur
që nuk reflektohet në pasqyrë.

 

***
Në apartamentin e ëndrrave
dhomat vibrojnë në blu.
Një lumë e pret banesën më dysh,
argjendi pikon epifaninë e saj të parë.
Ishte. Kish qenë siç është tani.
Zogj të ndryshëm, të ndarë-bashkuar në këngë
përshkonin distanca të patregueshme
Zbres në këmbën time
që kurrë tani nuk prek tokën.
Sigurisht, me ngrenë lart njëmijë transparencat e këngës boshllëk-shumëngjyrësh,
vorbullat e natës të diellit
rrethi mistik i palloit.

 

KŌSHŪMISAKA SUIMEN
– Torii (鳥 居) –

Në veri më mbyll mali, në jug
shega.
Janë dyer pa brava, lumturisht të hapura . Megjithatë, unë nuk shkoj përtej pasqyrës së tyre,
Tra i mrekullueshëm qielli.
Çelësi im i padobishëm pret.
Era dhe drita anashkalojnë rojtarët inekzistentë
përmes rrymave të realitetit të luhatur. Unë kërkoj fytyren time të pasqyruar në ujërat e Liqenit Misaka,
por dyert e gjera nuk do të më hapen plotësisht
derisa nuk do ta kem gjetur, të çuditur, në zemrën e dallgëve.

 

Pema që këndon

Është koha për migrim – Pema këndon
në brendësi, në një grykë errësire: zëra të hapur
rrufe në natën që bie.
Degë flatrash tundin profilin brenda mungesës së erës.
E tëra
shkundet nga trungu
poshtë
nga toka në qiell
duke u kontraktuar zemër-përreth
heshtje e pranisë absolute.

 

Solli në gjuhën shqipe Juljana Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s