Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “FJALËT ME NJË RROKJE NË GJUHËN SHQIPE” të autorit Erget Cenolli

 
Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “FJALËT ME NJË RROKJE NË GJUHËN SHQIPE” të autorit Erget Cenolli
 
 
Titulli: FJALËT ME NJË RROKJE NË GJUHËN SHQIPE
Autor: Erget Cenolli
Korrektor: Gerti Dallta
Recenzente: Dije Lohaj
Redaktore: Sofjola Ngjela
Botimi i parë, 2021
Formati : 14x20cm
©: Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, prill 2021
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Cenolli, Erget
Fjalët me një rrokje në gjuhën shqipe :
hulumtim / Erget Cenolli ;
rec. Dije Lohaj ; red. Sofjola Ngjela.
– Tiranë : Ada, 2021
128 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-326-73-7
1.Gjuha shqipe 2.Fonetika 3.Rrokja
811.18 ’342.7
 
 
PARATHËNIE
 
RROKJA DHE FJALËT NJËRROKËSHE
 
Rrokja është një prag shumë i rëndësishëm në rrjedhën e të folurit. Ferdinant de Sossyr na mëson se gjatë rrjedhës të së folurit: “… nuk janë tingujt ata që i hasim së pari; rrokja na del më drejtpërdrejt se tingujt që e përbëjnë. … disa shkrime i shënonin njësitë rrokjesore ; vetëm më vonë u zbulua sistemi alfabetik”. (1) I këtij mendimi është edhe prof. Rami Memushaj kur thotë : “Ajo është njësia më e vogël shqiptimore e të folurit…” (2) dhe mandej: “Rrokja është pjesë e kompetencës së folësit amtar …”(3). Nisur nga studimi i thelluar në teorinë e rrokjes, prof. Memushaj ka paraqitur edhe rregullat bazë sipas të cilave ndërtohet rrokja në shqipen standarde:
 
“1.Rrokja mund të përmbajë deri në shtatë fonema : zmbraps, mbrapsht.
 
2.Bërthama e rrokjes në shqipe mund të jetë vetëm një zanore.
 
3.Onseti (koka e rrokjes, shënimi im E.C.), mund të ketë deri katër bashkëtingëllore: çndryshk, zhmbreh, mbrapsht etj.
 
4.Koda (bishti i rrokjes, shënimi im), mund të ketë deri tri bashkëtingëllore: bulkth, kopsht, liksht etj” (4)
 
Po ashtu, një studim të thelluar posaçërisht për rrokjen në gjuhën shqipe, kanë kryer edhe gjuhëtaret polake Irena Sawicka e Karolinë Dargiel. Këto studiuese kanë marrë në shqyrtim jo vetëm rrokjet e standardit, por edhe të dialekteve.
Në këto studime, ndonëse shterruese, nuk është marrë në shqyrtim fjala njërrokëshe. Në shumë prej shembujve të sjella nga këta autorë janë përfshirë edhe fjalë njërrokëshe, por ato janë studiuar në kuadrin e rrokjes. Megjithëse kanë ngjashmëri midis tyre, këto janë koncepte dhe struktura të ndryshme gjuhësore.
Fjalët njërrokëshe në gjuhën shqipe i kanë të gjitha veçoritë e rrokjes, të cilat i përmendëm më lart, por zotërojnë edhe cilësi të veçanta, të cilat po i shënojmë më poshtë duke i kundërvënë me vetitë e rrokjes:
Një rrokje është e ndikuar nga rrokja paraprijëse apo pasardhëse.
Fjala njërrokëshe është një qark i mbyllur dhe një tingullim i përfunduar.
Rrokjet e një fjale, me disa rrokje, janë morfema pa kuptim, që shërbjnë në krijimin e kuptimit të asaj fjale.
Fjalët njërrokëshe, ndonëse me veshje të njëjtë fonemore, kanë kuptim të mëvetësishëm.
 
 
 

Botues: Roland Lushi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s