Poezi nga Leoreta Xhaferi

 
Poezi nga Leoreta Xhaferi
 
 
Në vend të nënës
 
Dhe këtë mbrëmje nuk fjete
Unë roja i natës tënde territ kërkoj kush gjumin tënd prej kohësh vret
Të kam treguar se zbulova të parin vrasës? Jam unë …..
Vetes ja kam dhënë të gjitha ndëshkimet, veç atë të vdekjes, jo.
Njeriu fiket kur i vjen koha, mbi ligësinë bijë, mbijeto. Fëmijë kam qënë kur më the.
Për shumë arsye qysh herët mësova para teje e lumtur të shtirem.
Çfarë ke moj nënë që nuk fle?
Kur veten pashë në vendin tënd, tek bijtë e mi mendimi sa shkoi
Nuk mbeti pyetje pa përgjigje.
Mësova nënë pse gjumë s’ke.
 
 
 
***
 
Mos më pyet nga po shkoj
Unë eci vetëm rrugës time
Ti nuk ecën aty me të njëjtat hapa
Guralecët të duken shkëmbinj
Pengohesh e rrëzohesh me veten
Kam rënë edhe unë, të gjithë bien
E keqja është se ti nuk di të ngrihesh
Ndihesh rehat ngjitur pas dherit
Zvarritu pra…….
Vemjet kanë lindur për tu shkelur
Për këto nuk ekziston asnjë keqardhje
Mëso të shikosh pak më lart se toka
Ndoshta jo deri në qiell
Unë po shkoj rrugës time
Aty nuk shkojnë kurrë zvarranikë.
 
 
 
Kush qau për mua?
 
Askush….
Veç vetes që ma shtrydhën e lotin ma ngrinë
Frymë e shpirt keq mi shklyen, mi vranë
Turmat deduine ekzaltuar u zgërdhinë
Zvarritur fatit tim ogurzi kur më panë…
 
Ata që baltën ma ngjeshën mbi fytyrë
Orgazmuan kafshërisht pa ju ardhur rëndë
Identikët njerëz janë e njëjta specie e ndyrë
Ata që sot brohorasin kur më shohin në këmbë.
 
Sot në pasqyrë veten nuk më vjen ta puth
As të pështyj mbi profilet e tyre të mekur
Kapur pas ikonës të qënies time ringrihem
Nuk mund të urrej, as ta dua diçka të vdekur….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s