Poezi nga Rami Kamberi
POEZIA, IME…
Poezia, ime
Du me t’pa, si telat e çiftelisië
Si germat arbërore, dalë, nga damarrët e gjakut
Jehonë kushtrimi, të malësisë
Si krisma e hutës, si shalli i plisit, të babaplakut
Të të lexojnë sytë, nga lindja e deri n’perëndim
Me gjuhën e dashnisë, sikurse t’lexojnë, sytë e Sharrit
Të të lexojnë sytë, nga jugu e veriu, si kushtrim
Me gjuhën e maleve, sikurse t’lexojnë sytë e shqiptarit
Poezia, ime
Du me t’pa, si telat e çiftelisië
Si këngët e shkruara, n’çdo faqe t’dheut të Ilirisë
Jehonë kushtrimi, të Arbërisë
Poezi e dalë, nga lulëkuqet e gjakut e sytë e lirisë.
KUR MBI ATDHE, BININ RRUFE…
Kështu më thoshte babaplak
Ikja nga atdheu, është, më shumë se tradhti
Do ta kuptosh se je pa konak
Një kufomë e gjallë, që po ec, udhëve jermi
Gurra e gjuhës dhe e gjakut do t’pihen nga harresa
Lumnia, da ta pi dashninë, vdekjen do ta keshë pa jet’
Nëpër breza, do të ndjek e do t’hakmerret, kujtesa
Mbi varr i rëndë do t’duket dheu, loti ikjes do të vret
Ndër bebëzat të syve, do të mbetet, vetëm shpresa
Kështu më thoshte babaplak
Ikja nga atdheu, është, më shumë se sa tradhti
Do ta kuptosh se je pa konak
Një kufomë e gjallë, që po ik nga liria n’robëri.
BASHKË, ME SYTË E TU…
Sytë m’mbetën tek ti, Bardhoke
Bashkë, me dashninë e me lumninë e jetës
Shtati m’u shkri, në ngjyra, toke
Bashkë, me lulëkuqet, n’sytë e njëzetetetës
Shikimet mbetën, valëve që po e prekin tokën
Me fustanellën e nusërisë, t’lagur, nga uji i detit
Aty ku m’rri pritja, ku shpresa, pushon kokën
Si ngjyrë flamuri, mbetur, nam e nishan i qytetit
Sytë m’mbetën tek ti, Bardhoke
Zani i shpirtit, mes kushtrimeve, të lirisë
Shtati m’u shkri, në ngjyra, toke
Bashkë me sytë e tu, në ballë të Shipnisë.
MOS MË THONI, PO AS JO…
Mos më thoni, po
Bukën me kripë, na e gatuan Shipnia
Mos më thoni, jo
Besën për bashkim, na e vrau tradhtia
Rrudhjen, na e bënë ata, që na quanin barbarë
Ilirinë, na e mbuluan, me hirin e harresës, sytë uri
Rrugët e ikjeve, na i hapën, t’mbetemi krenarë
Ikanak me name e nishane, flamur pa atdhe pa liri
Rreng i bashkimit, lindje e vdekje si shqiptarë
Mos më thoni, po
Botës i dhamë, dije, krenari e luftëtarë
Mos më thoni, jo
Besën e tradhtuam, t’mbetemi shiptarë.