Poezi nga Petraq Risto

 
Poezi nga Petraq Risto
 
 
AFËRDITA MBI OQEAN
 
Ylli i Mëngjesit ecën zbathur mbi oqean, do të ftohesh, i them
Ylli qesh duke hedhur mbi ujë këmbën tjetër.
Afërdita, do të ftohesh, do të ftohesh, i them, po ajo gjithnjë qesh
Qesh aq shumë sa dallgët shtohen
Pastaj më shfaqet e tëra lakuriq mbi një guaskë hëne
Duke lozur mes delfinëve…
 
 
***
 
Një lugëz argjendi në llumin e kafesë: proverbi ndriçues i natës…
Përgjova të vdekurin, në heshtje folëm gjatë
Të vërtetat diçka shkruanin në ballin e tij.
 
Me një filxhan hëne piva natën e hidhur, përgjova mbi të vdekurin,
Për herë të parë dëgjoja rrjedhën e gjakut tim
Dhe zemrën e tij kthyer në kujtesë.
 
Shpirti i një të vdekuri nuk mund të vdesë
… një lugëz argjendi në llumin e kafesë.
 
 
Rekuiem për një bletë
 
E hijshme, e qetë, e shtrirë mbi një fletë: ka vdekur një bletë
Rrotull vërtitet gjithë fisi i vet: ka vdekur një bletë
Ca lule përkulen me ritin e thjeshtë plotë dritë e plotë jetë
Bletët e reja ndajnë mjaltë për meshë: ka vdekur një bletë…
 
Libraria Barnes & Noble, Greenwich Street, New York, 20 nëntor, 2017
 
 
PLAGËT NË FLUTURIM…
 
Plagët e trupit në qiell dhembin më pak
Ngaqë i largohesh kujtesës së Tokës
Dhe afrohesh te shtëpia e engjëjve.
 
Ose ngaqë fluturimi është shpirtëzim
Dhe plagët janë në mish.
 
Plagët e shpirtit në qiell dhembin shumë
Mbase largimi ndjell kujtesën
Të kundërshtojë gravitacionin.
 
Ose fluturimi nxit pendesën
Dhe kthen në plagë të gjithë avionin….
 
Brooklyn, 24 mars, 2015
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s