Cikël poetik për fëmijë nga Nehat JAHIU

 
Cikël poetik për fëmijë nga Nehat JAHIU
 
 
DY MAMI I KAM
 
Mami më kap për dore,
më dërgon në shkollë.
Është një befasi,
vallë pyes,
të kam mami dhe ty?!
 
I hidhem në krahë,
i flas me qetësi.
Ik tani mami,
se edhe kjo ngjan si ti.
 
Mami kam në shtëpi,
mami kam në shkollë.
Dritë dhe edukatë,
më falin çdo ditë.
Ato më japin jetë,
ato më japin shpirt.
 
 
 
NË DITËLINDJEN
 
Në ditëlindjen time,
festuam me shoqërinë time.
 
Të gjithë u rreshtuan,
me urim të bukur shumë më përqafuan.
 
Orët shpejtë kalojnë,
pres me padurim.
Vjen edhe mësuesja,
në valle hyn.
 
Gëzuar, moj Rreze,
njëqind i bëfsh në jetë.
Por, më së shumti,
për ty shumë shëndet.
 
Askush të mos mungojë
në festen time.
Eja hyn në valle edhe ti moj Trime.
 
 
ME SHKRONJËN A
 
Në ballë ti e para,
zanore dëgjohesh,
sa herë t’i shqiptohesh.
 
Me A fillon Atdheu,
e nderojmë faqebardhë.
Asgjë s’është më e vlefshme,
se buka e saj e bardhë.
 
Me A fillon Alfabeti,
krenar me ty.
Ti na mbush një Anije,
me fjalë e fjali.
 
Në fund të oqeanit,
Australia e vetmuar.
Eni shikoni kangurët,
duke vallëzuar.
 
 
PËRKËDHELJA E NËNËS
 
Kur t’përkëdhel nëna Leonorë,
me ato duar të bardha si borë.
Buzëqeshja jote e kap malin,
t’i kthehesh e puthë e shfryen mallin.
 
Përkëdhelja e nënës të rritë,
të jep zemër,
në qiell ty të ngritë.
 
Të stolis,
të bën të lumtur,
i hedhesh në krahë sikur flutur.
 
Kur t’përkëdhel nëna Leonorë,
si bleta fluturon në shkollë.
 
 
MËSUESJA JONË
 
Mësuesja jonë,
shumë punëtore.
Fjalët çokolatë,
zemrën xhevahir,
nuk gjeni mësuese më të mirë.
 
Në klasë mbretëron qetësia,
kur zhvillon mësim nga letërsia.
 
Fjala e saj enciklopedi,
për çdo ditë sjell risi.
 
Shkëlqen si rreze drite,
prore e përqafojmë.
Ty mësuesja jonë,
kurrë s’do të harrojmë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s