LOJË DASHURIE / Poezi nga Mimoza Gjetaj

 
Poezi nga Mimoza Gjetaj
 
 
LOJË DASHURIE
 
Ndjenjë apo mall
Çfarë po luaj sonte
Melodia e valëve të dashurisë më trazoi
Agonia e serenatës së kësaj mbrëmje më deh…
 
Tingujt e mbytur pellgjeve
kërkoj t’i akordoj
në pentagrame ëndrrat e lëna përgjysmë.
 
Tretem brigjeve të harrimit
Aty ku shpresat zgjohen
Dhe m’i rrëfejnë shtigjet…
 
Horizonteve ndezi flotë yjesh
Kërkoj universin
Atje ku bashkë ndezëm dritën jeshile…
 
Çfarë po luajmë sonte
Ndjenjë apo mall
Midis dy oqeaneve
Lundrojmë ëndrrave në detin e ndjenjave…
 
Aroma joshëse
Valët tekanjoze
na fusin në grackën e tyre të trazuar
Mbështjellë me pelerinën e ëmbël të dashurisë…
 
Çfarë po luaj sonte ?
Ndjenjë apo mall
Ëndrra më tërheqë brigjeve
Varka lundron në detin e dashurisë
Ndjesitë joshëse dehin qeniet tona…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s