I panjohuri / Tregim nga Eva Gjoni

 
Tregim nga Eva Gjoni
 
 
I panjohuri
 
Po ecte ngadalë, ishte mbrëmje dhe binte shi, por atij i pëlqente të çapitej në rrugët e zbrazura nën shoqërinë e tingujve të pikave mbi çadër.
Pranë një lokali pa një çift që debatonte,më pas vajza u largua. Nuk kishte çadër, ecte dhe dukej se nuk po ndjente që po lagej. Ecja e saj ishte e ngadaltë.
E ndoqi me shikim atë vajzë të mbledhur në mendimet e saj sikur përreth nuk kishte jetë për të.
Kur ajo ndaloi dhe hyri në vilën dykatëshe ai vijoi sërish t’i ndiqte veprimet e saj të ngrira. U dëgjua zhurma e bravës, hapi portën dhe hyri brenda. U ndez një dritë në katin e parë dhe më pas një tjetër në të dytin.
Kur drita e katit të parë u fik ai u fokusua ta shikonte siluetën e saj pas dritares. Por jo, u shfaq një tjetër dritë që vinte nga një dritare e vogël.
Duhet të ishte banja!
Ai po mendohej.
-Tani ajo do bëj dush e ndoshta ashtu e lagur do i ketë hyrë i ftohti, ndaj do dojë të rri sa më gjatë në ujin e ngrohtë.
Po qendronte aty duke menduar levizjet e saj. I mbaronte me shpejtësi veprimet në mendje dhe priste të fikej drita, por ajo vazhdonte të ishte e ndezur.
Fillonte përsëri të imagjinonte avujt që dilnin nga lekura e saj e ngrohtë, peshqirin që e mbulonte.
-Perse po qëndroj këtu, pyeti veten!
-Rri e ndjek në mes të shiut dritat e një vile që fiken e ndizen nga duart e një vajze të panjohur e cila pak minuta më parë ndodhej në rrugë disa metra para tij.
U kthye sërish të ecte me mendjen tek ajo.
Habitej përse ndaloi, përse po kalonte pikërisht në atë vend, në atë orë për ta parë!
Mendonte trishtimin e saj.
Nata është shoqëruesja më e keqe.
Shkoi në shtëpi dhe shtri të flinte herët.
Në mëngjes e mendoi përsëri.
Doli dhe këmbët e tërhoqën nga vila ku jetonte vajza. Aty gjeti djalin me të cilin ajo po debatonte në mbrëmje.
Ai po pinte cigare dhe nga mënyra si e thithte tregonte se ishte në ankth. Dallohej i vrarë në fytyrë, nata e tij dukej se kishte qenë e lodhshme.
Pas pak ajo doli, ishte shumë e bukur, një cipë e brishtë mbulonte fyturen e saj.
Sytë, sytë e saj, nuk kishte pare sy të tillë!
Errësiren e një pusi apo dallgët e një oqeani mbartnin!
Ai po ndiqte reagimet e saj.
Filluan sërish të diskutonin, ai diçka i sqaronte, por ajo qëndronte e palëvizur, nuk kishte dritë shprese. Asnjë fjalë nuk depertonte në trishtimin e saj.
Befas ai diçka i thotë dhe ajo u çel, buzëqeshi.
Dukej si një lule në mes një fushe, në stinë pranvere.
Ai u mrekullua nga pamja dhe buzeqeshja e saj u shfaq në fytyrën e tij.
Ndjeu qetësi për atë qenie që rigjeti shpresën.
U largua dhe thellë brenda tij ndihej mirë, një energji e bardhë e përshkroi.
Sot dita i dukej më e bukur.
Filloi të shikonte përqark lëvizjen e mëngjezit.
– Jeta është e bukur, unë jam pjesë e saj.
Nisi një ditë jete e re.
Ata të dy nuk e dinin se një i panjohur kishte parë gjithçka, se si ata ishin të trishtuar dhe si u lumturuan papritur vetëm nga ajo fjalë, një shikim.
Nuk e dinin se pikërisht ai i panjohuri u uroj:
Të jenë të lumtur!.
 
@Eva Gjoni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s