Poezi nga Adem Xheladini

 
Poezi nga Adem Xheladini
 
 
Shi dhe heshtje…
 
Heshtja pllakos përballë natës pa hënë
Rig shiu pandalshëm troket në xham
Njëmijë udhë, shfaqen padashje matanë
Me një shteg që shpie, muzat ku janë!
 
Heshtja pllakos, tinëz mbështjellë andej!
Asgjë s’pipëtin, veç tik-taku vlon në dej
E rrapëllimë zemre ku shpërthen mandej
Veç heshtje rishtas, e trok i rigut përtej
 
Tutje, veç shi, pandalur resh me shtëmbë
Pikë pas pike, rrëzohet mbi dritare pa fre
Shtegut me vrap ia merr, me hovin rrëke
Njëmijë rrëke, derdhet udhës nën këmbë
 
Asgjë aty! -Shiu dhe heshtja përnjëherë
Dhe tik-take rrallë pllakosur nën mëngë
As mëngjes i parë, as këndez me këngë
S’u dukën si dikur, me dritën si atëherë.
 
 
 
Shtegtim pa fund…
 
Një ëndërr në arrati
Një bli, përbri
Dhe një histori
E pashkruar, aty!
 
Presin, mëngjesin
Me vesë
Të ngijnë gjethin
Me shpresë!
 
Dhe hëna përballë
Yjesh rrethuar
Aty, një mallë
I pashuar!
 
Shtegtim pafund
Labirintheve të shpresës
Ëndërr që përkund
Shijen e së nesërmes!
 
Aty, si në fildish
Njëmijë fjalë pikasen
Në një shkëlqim sysh
Mbi pikë, aty qasen!
 
 
Zare e zjarre…
 
Në atë botë ku yjet janë fikur
Dhe hëna ishte çarë në mes
Kur nata, thellë kishte pikur
Tek dritarja përtej, ku pres!
 
Njëmijë e një zjarre i ndoza
Po s’të pash
Njëmijë e një zare aty i loza
E nuk rash
 
Vjen-s’vjen, ik-s’ik
Ardhje-ikje, përzier
Në atë botë zaresh
Këtë botë zjarresh
Ku luhet loja…
E zareve dhe zjarreve
Në thellësi të natës,
Vonë…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s