Poezi nga Petrit Sulaj

 
Poezi nga Petrit Sulaj
 
 
SA SHUMË I DUA NJERËZIT QË NUK I KAM NJOHUR
 
Sa shumë i dua njerëzit që nuk i kam njohur,
i falenderoj me zemër që nuk do i njoh;
do sillen gjithmonë mirë me mua
as edhe një herë probleme nuk do më nxjerrin
nuk do më bëjnë me dhimbje koke, më e pakta
e nuk do të dashurohem me asnjë prej tyre e shumta…
 
Sa shumë i dua njerëzit që nuk i kam njohur,
i falenderoj me zemër që nuk do i njoh, nga larg;
do më kursejnë e do u kursej ndjenja e emocione
nuk do m’i bëjnë lëmsh ëndërrat asnjëherë
nuk do shkruaj me ta kilometra me mesazhe
e njëmijë e një letra
nuk do më bëjnë me i prit të shfaqen
e kur nuk vijnë të më vënë në ankth
e kur më lënë në baltë, të mos e dua veten.
 
Sa shumë i dua njerëzit që nuk i kam njohur,
i falenderoj me zemër që nuk do i njoh, nga larg;
nuk do ua mësoj kurrë përmendësh numrin e telefonit
nuk do humb as edhe një sekondë me ta
nuk do ma nxijnë e s’do t`j’ua nxij jetën.
 
Njerëz që nuk ju njoh, o zot sa j’u dua,
me të gjithë ju në grup jam dashuruar,
ju falenderoj nga zemra që larg më rrini!
 
 
MISION SEKRET
 
Shtrirë
në hijen e plagës.
Në hijen e plagës
që pret të shërohet
nesër.
 
Në hijen e plagës murrme.
 
Qëndrim kot
qëndrim i askuj
qëndrim personal imi.
 
Mision sekret
ky qëndrim
askush e di
veç ti.
 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s