Poezi nga Sevëme Fetiqi

 
 
Poezi nga Sevëme Fetiqi
 
 
PËR NJË GRUSHT DHÉ
 
Të gjithë atyre që humbën jetën nga Covid 19.
Për një grusht dhé
Gjithë ky mundim
Gjashtë ditë pikëllim
Një ditë gëzim
Mbetën vetëm një kujtim
Tërë një jetë u pagua
Me një ( jo) frymëmarrje
Për një grusht dhé
Gjithë ky mundim
 
Përveç vdekjes
Krejt qenka gënjeshtër
 
Një përshëndetje e heshtur
Deri në zemër
Ku mbeten dhembjet peng
Deri te takimi i ardhshëm qiellor.
 
 
ATDHEUT
(bashkëkohore)
 
Babai im nuk kishte
As edhe një metelik në xhep
Por në zemrën e madhe
Kishte shumë plagë me vija gjaku
 
Brengat e tij i tejkalonin
Edhe lartësitë e maleve dhe bjeshkëve
Por ai nuk iu përkul askujt
Një derë kur ia mbyllën
Me gjak i hapi shumë dyer tjera
 
Babai im në telin e çiftelisë
E komponoi vajin
Me dorën plot të çarra
Na e fshiu lotin
 
U rrëzuam na ngriti edhe më të fortë
Mbi flamur të trimërisë
Humbëm na gjeti
Me qirin e mallit në errësirë
 
Heu
sot sa ndryshoi jeta
 
Fqinjët po hedhin valle
Rreth e përqark
Armiqtë po na fyejnë
Nëna nuk po gjen forcë
të zgjohet nga gjumi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s