Kalendari poetik: Rabindranath Tagore (1861-1941) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Rabindranath Tagore
 
Kalendari poetik: Rabindranath Tagore (1861-1941)
 
Poet, dramaturg, shkrimtar, piktor dhe mendimtar indian, u lind më 7 maj 1861 në Kalkuta, në një familje të aristostokracisë së lartë vendëse. Ishte më i vogli nga katërmbëdhjetë motrat e vëllezërit e tij, shumica personalitete me peshë në jetën kulturore. Qe nga indianët e parë që u prit me nderime nga oborri mbretëror britanik. (India qe koloni britanike ato vite). Në vitin 1915 mbreti George V, e dekoroi me urdhërin e lartë Kalorës i Kurorës Agleze, por kur pas disa vitesh trupat e gjeneralit britanik Reginald Dyer qëlluan mbi popullin që demostronte duke shkaktuar masakër të vërtetë, i shkroi një letër plot zemërim Lordit Chelmsford dhe i ktheu mbrapsh dekoratën. Në vitin 1913 mori çmimin Nobel. Nga shqipërimet që kam prej tij, ja përzgjedhja ime në 160 vjetorin e lindjes së poetit të madh indian:
 
 
JETA
 
E di
kjo jetë plot
me gaz e me dhëmbje është,
me të qeshura, me të qara.
Por nuk di
përse gjithë kjo;
çka do të jetë fruti
i kësaj pune të përditëshme
të gjithësisë.
 
Nuk di edhe
më pas ç’do të ndodhë
në këtë botë kaq të errët…
do të marrë fund apo jo
kjo dhëmbje në botë,
nëse shpresat për drejtësi të etura
do të përmbushen a jo.
 
Nuk kërkoj të kem
dhuntinë të njoh
të fshehtën e jetës,
as më ha malli të rrekem
të zgjidh i vetëm
hallet e botës.
Besoj se i lidhur jam
me një fat të vetëm
bashkë me miliarda jetë:
symbyllur t’i jepem
dashurisë, që botën udhëheq.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s