Poezi nga Arqile Vasil Gjata

 
Poezi nga Arqile Vasil Gjata
 
 
LETRA E ËNDRRËS
 
…ndjej fëshfërimën e pranverës!
Po vjen e dashura ime,
më tund dorën me letrën
që i dërgova mbrëmë në ëndërr.
 
Rrobat i ka të bardha,
feksin në ngjyrën e luleve
me gjinjtë si dy pëllumba të porsa fluturuar.
 
Është e bukur, lindur brenda meje,
si pemë stine ngarkuar…
 
E lehtë si zogu,
fluturon, vjen e malluar
dora i dridhet
kur lexon letrën e ëndrrës time!
 
 
BALADA E FUSTANIT TË BARDHË…
(Mjer ai,ajo që humbet kujtesën!)
 
Sa herë qëmtoj brengat
më rishfaqet buzëqeshja
e asaj vajze…
Dikur,
me shpresë për të ndezur një zjarr,
nga goja e arnuar e kohës…
ëndrrat tona u copëtuan nëpër qiell.
Shpesh
një pikë loti të tretur
i dhuroj tek qetësohet e harruar
në varrin me Emrin e saj…
ngelur në sirtar këpucët e nusërisë
që askush nuk ia dhuroi.
 
***
Tani e shumë vite
vajza po fle,
hedhur mbi vete, nën rërën
e kripur të fshatit
fustanin e bardhë të nusërisë…
Para portës së kujtesës
nxitoj hapin e viteve,
më mbyt dëshpërimi i atyre ditëve
të asaj vajze të vrarë…
Me grushtin shtrënguar në zemrën time
përtyp lot, ende hetoj dramën e asaj vajze
të uritur për një gllënjkë dashurie!
 
 
SONTE…NË NATËN E PRANVERËS
 
Sonte kam dëshirë
të rim bashkë, unë ti dhe hëna!
Po të pres,
krihu bukur
mos vur të kuq buze!
 
Hëna,
do ju dhuroj një këmishë nate,
ti silli një buqetë me manushaqe.
 
E ndjen? sa afër jemi, mjafton
natën ta largojmë nga porta jonë,
shiun do ta ndalë hëna.
 
Ti eja sonte…të rim bashkë
të puthemi unë, ti dhe hëna!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s