Poezi nga Leoreta Xhaferi

 
Poezi nga Leoreta Xhaferi
 
 
Nuk di……
 
Çfarë më ndodh me përgjumjen?
Mbase jetoj kur fle dhe fle kur duhet jetuar. Ose ekziston ndonjë mundësi që gjumi të jetë si vdekja? Di vetëm se kjo nuk mund të jetë gjendja ime e dyzuar.
Ëndrrat kam projekte apo projektet kam ëndrra? Iluzione dritëhijesh thurin rrjeta merimangash në
pritje të të humburit të radhës.
Veten shoh aty rrotull, i thërras me emër
Në pavetëdijen time rend ta shpëtoj, më bindet lehtë ajo, ndërron rrugë.
Jam ai njeriu që çdo ditë lind e vdes si një pikëpyetje e madhe.
Në funeralin tim të përditshëm, përgjigje të pafundme qeshin me pasaktësinë e tyre.
 
 
 
Ikur në eter
 
Më thanë….
Se dashuria mbeti jetime
E panë kur rropatej e brengosur
Si një grua të ve nën rrugë e përmbi të
Vajtonte me shiun dhe stuhinë
Ka vdekur njerëzia që më deshte
Si mund të rroj unë
Ankohej ajo vetmisë pa zë
Sikur nëna rrit fëmijën
Thura me fije shpirti një mbulesë
E hodha krahëve të saj
Strukur atje u ngroh
Qau ajo me ngashërim
Në eter iku pastaj…
Sytë nuk ja ndava
Derisa nuk e pashë më…
Rrugët mbetën sërish lakuriq
Asgjë nuk dukej
Asgjë….
 
 
 
Të durosh…
 
Para kafesë të një mëngjesi të pazakontë tek unë,
Vijnë këto mendime të vogla.
Pastaj natyrshëm nisin të bëhen materie fjalësh në miniaturë.
Të pambrojtura enden ato.
E frikuar…
Jashtë fryn erë e marrë
Ajo rrëmben gjithçka që gjen,
ashtu si më ka rrëmbyer njerëzit më të shtrenjtë.
Çudi, si nuk munda të urrej
atë stuhi që rreth meje ngriti mure ajzbergësh të lartë, mblodhi gjethe të trishta, driza e gjemba.
Ecur sipër tyre u mësova, fillova t’i dua pambarim, derisa u kthyen në lule, diell, ngjyra dhe jetë.
 
 
 
***
 
Si i ke punët me djallin?
Ke pasur ndonjë problem apo…?
Unë e kam mirë me të
E takoj shpesh, pothuaj përditë
Shkon e vjen nga rruga e lagjes.
Për ku sot o djall, e pyeta dje
Kam disa të afërm këtu rrotull
Vij gjithmonë, më presin mirë
Të shoh se shkon e vjen vetëm.
Nuk ke familje?
Kam si jo, jemi aq shumë
Shumohemi si fara e hithrës
Këtej nga unë
Ke ndonjë mendje për vizitë?
Jo, jo, aty nuk jam rehat.
Pse jo, ne jemi njerëz të mirë.
Pikërisht kjo më pengon.
Ok. Nëse nuk te bëhet mirë
Mos u kthe, ti i di vet punët e tua
Rrugë të mbarë….
Shëndet…… Shëndet…..
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s