Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
MOTIV I RI PËR BALADËN E VJETËR
 
Kali i kullmë e krifëngritur përmbi male bërë erë,
S’prekte tokën e zhurritur,shkumëzonin ata frerë.
 
Mbante po ç’mbante përsipër,një të gjallë e një të vdekur,
Një lëndinë plot me lule,tjetri një meit i tretur.
 
Një erë e shtynte drejt jugës,tjetra e merrte veriut,
Veç një yll i thosh:”Ndiq gjurmët,gjurmët e Abas Aiut”.
 
Lodhje s’kishte ai kalë,patonjtë shkrepnin vetëtima,
Kohë s’gjente të mendonte,mblidhte flokët Doruntina.
 
“Mos andej!-i thoshte ylli,-Mos andej,Kostandin!
Andej do të zërë mallkimi,nëna në portë veç nxin.
 
Ktheje kalin në të djathtë,ktheje nga shtegu i Hënës,
Një humnerë ke në të majtë,andej është mallkim i nënës!”
 
Dhe i bindej atij ylli,yllit që silte agimin,
Mamuzet rrihte Kostandini,patkonjtë vetëm vetëtinin.
 
 
FJALË TË PATHËNA
 
I kam borxh ca fjalë të pathëna lumit,
Ca fjalë që njëri-tjetrit ia themi heshturisht.
Këmbët harruan të ecin zbathur kumit,
Kallami mezi pret të dalë në zallishtë.
 
Dhe lumi duket se po më mban mëri,
Një ujë dëbore e shtyn tutje turbull-turtbull,,
Një ngjalë po më pret atje,në fshehtësi,
Për duarsh të më shkasë e të më bëjë xurxull.
 
Lumi s’po më njeh e s’po më njeh,
Hundegojëmbuluar me një maskë,
Larg!-më thotë,teksa më sheh,,
Hidhe kallamin e mjerë në ndonjë vaskë!
 
Dashka dhe të tallet lumi im,
Kur me lirinë po tallet një planet,
Të gjithë bashkë pështymë në burim,
Të gjithë bashkë e bëmë me kurorë vdekjen që vret.
 
 
PIZHAMET E NËNËS
 
Ma dha lejën dimri më në fund,
T’i laj e t’i palos rrobat e tij të rënda.
Syri kërkon dhe aty ku drita qan e humb,
Ja dhe pizhamet që në spital i mbajti nëna.
 
Vite e vite plot shkuar kanë aty,
Në garderobë nuk i ndaj prej rrobave të mia.
Një lot i valtë më rrotullohet nëpër sy
Tek centrifugën bën lavanteria.
 
Një zë nga humbëtira vjen tek unë,
Më shkul nga vendi e më quan të marrë.
Pajtim me këtë zë nuk do kem kurrë,
Prapë do t’i laj.Nëna është gjallë.
 
Do t’i palos pastaj me kujdes biri,
Prapë do t’i vë me rrobat e mia pastaj,
Të këpus dhe ca gonxhe trëndafili,
Siç bënte nëna ime në çdo maj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s