স্মৃতিস্তম্ভ (TOMBSTONE) – Poem by Dr. Hanif / Translated into Bengali by Professor Dr. Masudul Hoq

  Poem by Dr. Hanif     ——————-হিন্দি ভাষার কবিতা ———————     স্মৃতিস্তম্ভ (TOMBSTONE) মূল : মোঃ হানিফ রূপান্তর: মাসুদুল হক   আমি যখন মারা যাব বন্ধু আমার আমার জন্য কাঁদবে না কোনও কবর‌ও খনন করবে না আমার জন্য। … Continue reading

Poezi nga Rudina Muharremi – Beja

  Poezi nga Rudina Muharremi – Beja     Fjalët   Fjalët, si melodi e shpirtit udhëtojnë brenda vetes depërtojnë ngurtësisë së zemrave, e si lumej vraparak trazojnë mendimet në ndjesi drithërimash, binarëve të rrëmujshëm kapilarëve ndërsa nganjëherë, zhuritur etjes… … Continue reading

ट्रांसह्युमेन्स: घुमंतु गड़ेरिया जीवन (Transhumance) – Poem by Lucilla Trpazzo / Translated into Hindi by Pankhuri Sinha

  Poem by Lucilla Trpazzo     ट्रांसह्युमेन्स: घुमंतु गड़ेरिया जीवन   नदियों के संगम को पार करने का वह बिन्दु जहाँ लोग पार करते हैं सरहदें और पक्षी भी ऊँट, हाथी और पाट के बोरे फटे हुए आसमान की … Continue reading

Poezi nga Dhimitër Nica

 
Poezi nga Dhimitër Nica
 
 
DËSHIRË
 
Aty le t’ më marë Perëndia,
mbi gjoksin tënd duke thithur jetë,
paska nevojë njeriu, njerëzia,
ta jetojë jetën edhe si bletë…!
 
 
NDJENJA
 
Dora rrëshqiste lehtë mbi lëkurën e saj,
unë nga fërkimi u shndërrova mornica…
Një ndjenjë e thellë më digjte si vaj
e rridhte drejt fundit, ndoshta po vdisja!
 
 
SYRGJYNIMI
 
Na degdisën nga vendi i nënës,
na flakën larg, shumë larg…
Na lanë tërë kohën me zemër të vdekur,
me kafkë të shqyer e lot të vrarë…
Për të qenë gjithmonë larg, shumë larg…
Për të pasur në tymrat e xhunglës
edhe litarët e Tarzanit
( i shëndrruan në shamira të kobshme)
të hedhura rreth qafës,
për të ndaluar lëvrimin e frymës
nëpër fyejt e hundës…
 
Na ngjeshën mbi karroca të vjetra,
në gomone të çara,
pa frymë e shpëtim…
Na hodhën në kaike të ndryshkura,
na flakën Mesdheut të hapur,
nën “hanxharët” e peshkaqënve
të bardhë e të zinj…
 
Na shtruan përpara brumbuj e llumra,
pa peshuar lëndimet e dhimbjet,
thellë në pore pambarim.
Na degdisën nëpër xhungla,
me krahë të thyer, këmbëthyer,
netëve pus të thella,
pashpresë e shërim…
Na shtynë në kthetëra ujqërish,
në gojëra luanësh të uritur,
ku era e gjakut të mpiksur
kundërrmonte xhunglat
e ndillte sorrat dhe korbat për ushqim…
 
Na luftuan njëlloj si ujqërit
e sot na kafshojnë
si çakenjtë në mugëtirë…
Na syrgjynosën larg, shumë larg,
pesëqind vjet nga ti…, atdheu im!
Dhe mos harro, se pjella më e keqe
janë dhe mbeten ca kokrra bukshkalësh,
dalë nga fara e keqe, në kohë karnavalesh,
për të thithur e për të prerë
pjesën e fildishtë e të pastër,
nga trupi yt në lëngim…, atdheu im!
 
 
DETI I LOTËVE
 
Kur bie shi mbi Dajt e Tiranë,
nuk janë retë që nxijnë e sterrojnë,
janë sytë e kurbetllinjëve që qajnë,
janë rënkimet e detit që gjëmojnë.
 
Janë ambasadat e ngjeshura,
anijet e tejngopura që rënkojnë,
janë trupat dhe kockat e tretura,
janë nënat e rreshkura që lotojnë…
 
Disa nga nënat e mira mungojnë…
 
Duke pritur djemtë përtej pritjes,
duke duruar dhimbjet përtej dhimbjes,
nënat pak nga pak vazhdojnë të digjen
e një nga një si kandilat fiken…
 
Dhe lotët rrjedhin e nuk shterojnë,
mbi Dajt, mbi Korab e Tomorr,
matanë detrave kurbetllinjtë lotojnë
dhe Detin e Lotëve,me lot e formojnë.
 
Është det i kthjellët, det i pastër,
që del prej qerpikut si vesa prej lules,
që rrjedh pa ndalim si Syri i Kaltër,
ku zemra rënkon e nga trupi shkulet…
 
Zemrat pa trupin e sytë pa kokën,
dalin nga zgavrat e bredhin nëpër botë,
mos e lëndoni më tepër, o njerëz tokën,
mos lejoni të formojnë dete këta lot!