Poezi nga Alma Zenellari

 
Poezi nga Alma Zenellari
 
 
ËSHTË PRILL…
 
Edhe shiu ka tingullin e vet,
Sa herë që bie, mbaj vesh
këngën e tij.
 
E dinë edhe zogjtë.
që lazdrohen mbi tela pentagramesh
I ke parë si shplodhen,
si çukisin nota me sqep
dhe sumbulla perlash fshehin nën krah’?…
 
Pastaj,
Në sytë e tyre të hutuar,
Lind një diell i madh…
 
Edhe shiu ka gjuhën e vet,
ia ndjej mërmërimën mbi xham të dritares,
kur zbret…
troket me gishta
portretin tim të shfaqet, pret.
Unë thjesht bashkoj gërmat me frymë.
 
 
 
PËR TY, NATALI
(dhe pse nuk të njoh ende, ke trokitur kaq pafajësisht në zemrën time)
 
Lëndina mbushur me lule ëndrre,
ma bën ta dua pranverën shumë,
I prek me doçk’, u them fjalè zemre,
një lule e bukur jam edhe unë!
 
Si ty flokêverdha që luan me diellin,
petalendritur më kthen kjo stinë,
Pastaj dy krahë që puthin qiellin,
dhe yje derdhin mbi lëndinë.
 
A s’është e bukur lëndina ime,
aty jam unë dhe pafajësia,
është shpirt i mbushur me blerime,
Një diell i artë, fëmijëria!

One thought on “Poezi nga Alma Zenellari

  1. Unë nuk di shqip, kështu që unë përdor Google translate me poezitë e tua dhe mendoj se kam një ide mjaft të drejtë të asaj që po thua. Veçanërisht më pëlqente
    Pastaj dy krahë duke puthur qiellin,
    dhe yjet derdhen mbi lëndinë.
    Gjithsesi, më pëlqyen mendimet tuaja për pranverën. Faleminderit. Shpresoj që ajo që kam shkruar të ketë kuptim.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s