Poezi nga Anila Themiu

 
Poezi nga Anila Themiu
 
 
SHTËPI ME QERA?! (tokë e premtuar)
 
Sot ambassada amerikane shkon në Jerusalem
Unë kërkojë një shtëpi me qera
në një vend me pemë
Qoftë dhe një dhomë gjumi të ketë,
për fëmijët e mi
Vetë them të vendosem në kuzhinë,
kur mos të më marrë gjumi nga shqetësimet e planetit që shuhet,
të bëj një kafe pa sheqer.
 
 
***
 
une jam këtu
                 përsëri vetëm
                                përsëri e qetë
Jam në botën time
kur zanat përkundin ëndrrat e fëmijëve
ku dielli i zgjon me rreze verbuese
dhe koha u ndal në një vit
duke pritur të vish një ditë.
 
 
HËNA E MAJIT ME SHI
 
Hënë e plotë
Qan i dashuri im se dot smë sheh
Ky qiell fundmaji pse paska re?
Derdhen diku ca lotë
Hënë e plotë
Llampë e madhe qiellore dritëthyer
Bën një spektër të përkryer
Asnjë piktor se kishte dot
Hënë e plotë
Veshi qielli gri mbulesë të trashë
Unë ndjennjën çveshur lashë
të bëjë dritë në botë
Hënë e plotë
Asnjë ujk nuk qan në pyllin e fjetur
Loti i hënës në sy paska mbetur
gjak i ngrirë ,i ftohtë.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s