Kalendari poetik: Igor Severjanin (Игорь Северянин) 1887-1941 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Igor Severjanin
 
Kalendari poetik: Igor Severjanin (Игорь Северянин) 1887-1941
 
Poet rus, emri i vërtetë i tij Igor Vasiljeviç Lotarjov, autor poezish lehtësisht të këndueshme, u lind më 16 maj 1887 në familjen e një oficeri të perandorisë ruse. Pas ngjarjeve të përgjakshme të revolucionit bolshevik të vitit 1917, u largua nga shën Petërburgu për në Estoni, ku qëndroi deri në fund të jetës. Vdiq nga zemra në Talin (Estoni) më 20 dhjetor 1941, kështu që nuk përjetoi pushtimin e republikës baltike të Estonisë prej ushtarëve të Stalinit. Ja një poezi e tij:
 
 
POEZI PËR TRILLET E JETËS
(Поэза странностей жизни)
 
Takohen, që të ndahen më pas…
Dashurojnë, për t’u ndarë shpejt…
Mua më vjen të qesh, të gajas,
Pastaj kujën të vë dhe të vdes.
 
Betohen, pastaj betimet shkelin…
Shohin ëndrra, betohen për ‘to…
Shpirti më qan për atë të mjerin
Që di se çdo ëndje është kot!…
 
Në fshat, kryeqytetin kërkon…
Në qytet, shkretëtirën pëlqen…
Gjithandej të shkosh njerëz shikon,
Por shpirt njerëzor, gjëkund nuk gjen…
 
Fort shpesh e shëmtuar bukuria
Dhe në shëmtim, gjen diçka të pashme…
Gjen ndyrësi te fisnikëria
Dhe ligësi te goj’ e pafajshme.
 
Ja pra, kështu, si të mos gajasesh,
Të mos vësh kujën, si të jetosh,
Kur është kaq e lehtë të ndahesh,
Kaq e lehtë të mos dashurosh?!
 
 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s