Laura Ficco (Itali) / Përktheu nga italishtja në shqip Irma Kurti

 
Laura Ficco (Itali)
 
Laura Ficco është poete, shkrimtare dhe piktore, banuese në Assemini në provincën e Cagliarit në Itali. Fillimet artistike i ka në vitet tetëdhjetë si piktore krijuese në zhanre të ndryshme. Në 2003 i dedikohet shprehjes së ndjenjave shpirtërore, të kultivuara që në adoleshencë, duke shkruar lirika dhe duke u dalluar në mënyrë të veçantë për tematikat e ndjeshmërinë njerëzore.
Është anëtare e jurisë në konkurse të poezisë dhe prozës në nivel kombëtar. Ka shkruar mbi 700 lirika (të përfshira në mbi 80 antologji të çmimeve letrare), gjithashtu pjesë e përmbledhjeve të saj poetike. Është fituese e çmimeve dhe vlerësimeve prestigjoze në konkurse letrare ndërkombëtare.
 
 
Do të të doja
 
Do të të doja akoma këtu
e megjithatë ti u largove
si fluturimi i një pulëbardhe
pa më pyetur
nëse kisha ende nevojë për ty.
Do të të doja akoma këtu
për të të qortuar për vonesat e mia
për të parë tek më mban inat,
për të të mbushur me puthje
brenda një faljeje pastaj.
Do të të doja akoma këtu
për të të ledhatuar fytyrën
dhe flokët e dendur
duke rrëshqitur ngadalë
në trupin tënd sensual.
Do të të doja, do të të doja
por nuk mundem tani,
imazhe, kujtime janë
gjithçka që më mbetet nga ty.
Do të të doja këtu
për të ndalur fatin mizor
që ta ka grabitur
pamëshirshëm nga unë.
 
 
Thërrime buke
 
Thërrimet e bukës në sqepin e dallëndysheve
bien mbi petalet e luleve,
si pika lëngu në buzët e djegura të thara
të gërryera nga uria e pafajshme.
 
Të qetësosh të qarën e dëshpëruar,
fat i braktisjes së shpejtë
nga shqisat e nga njeriu vetë.
 
Dallëndyshet fluturojnë të lira,
shtegtimi i tyre plot dritë,
buzët rozë mirënjohëse për dashurinë.
 
Bota e urisë është e pasur, pa limit,
thërrime buke le të dhurojmë çdo ditë.
 
 
 

Përktheu nga italishtja në shqip Irma Kurti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s