NË PRITJE / Poezi nga Marsela Koçi

 
Poezi nga Marsela Koçi
 
 
NË PRITJE
 
E prita sa u zgjua
E pashë aty
ndriçonte si gjithënjë
Prita të më flas diçka
Prita që t’i flisja
 
Rilexova gjithçka
që i kisha pas thënë
Asgje s’më bëri goja
që t’i them përsëri
 
E përcolla
duke numëruar minutat
Bëra sikur nuk më interesonte
 
Dhe në heshtje u fika sërish
në mendimet e zhurmshme
në kujtim
 
Ai pas pesë minutash
aty sërish qëndronte
Por s’ishte aty për mua
 
S’mund të mendoje
mua sërish
E ndjeva,
Të largët e ndjeva
 
Fillova të shoh ndër kujtime
Foto e mesazhe të shkëmbyera
Çdo ditë
 
Sa shumë që kemi kaluar
Thua të jetë fshirë
të ai gjithçka
në memorien e këtyre ditëve
pa fjalë
 
Pa konfidenca
Pa zhurmë
Vetëm në heshtje
mendohem
 
E pashë sërish
të ndriçojë si çdo herë
 
E përcolla në gjumë
pasi nga puna të kthej
e prita
 
U zgjova më të
dhe në punë e përcolla
sërish pa fjalë
 
Në heshtje
Në errësirë e fjalë
e ngarkova shpirtin
me emocione
Ngarkova vetminë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s