Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
LETËR NËNËS PAS VDEKJES
 
Më mori malli nëno…
për përkëdheljet e mbrëmjes më mori malli,
për fjalën e thjeshtë “ Biro “
dhe të puthurën tënde rrudhave të ballit.
 
Kjo erë që tej vjen ditëve të marsit,
kjo erë e largët, humbet mesazhet
dhe koha që ikën më përcjell me tronditje
vuajtjet e shpirtit ndërsa rizgjon imazhet.
 
Më mori malli nënoke ..!
Malli i birit që nuk ti kuptoi rrudhat,
mall në mesditën e moshës,
pas përgjumjes,
për pendesën fatale dhe frikën e faljes
që le ankthi i humbjes.
 
Më ka marrë malli e yllta ime
dhe ti tek ajo fushë e bardhë mermerash,
mbuluar gjithandej me trumbeza rozmarinash
në një paqe trishtë
brenda kangjellash,
 
Midis lulesh ku ulet vesa
dhe natyra kudo luan me heshtjen ;
Fytyra jote në një kornizë pa përmasa
rindez lehtësisht buzëqeshjen.
 
Buzëqeshja …syri yt me ngazëllim etern
Ky vijim i përjetshëm imazhi pa mort,
dhimbjen e shpirtit të plagosur ma ndjen
dhe ngre mijëra fllade,
më përkedhel, më perkund si motmot
në pëqirin tënd me erën e Nënës tej etjes ,
pastaj më pëshpërit
si një lodërz shpirtdhimbjeje dhe me thotë :
– Bir, nëna të do edhe pas vdekjes .
 
Sa mall që kam nëno !
 
 
DËNIMI
 
Në çlodhjen plagë të mesnatës
s’e gjej dot paqen e dëshiruar,
si teh vrastar për shpirtin plasës,
përgjon portreti i paharuar.
 
Dy sy, dënimi ngrihet heshtur
dhe endet rrugëve të ëndrrës,
si një fantazmë e zemëruar
kërkon shpagimin e saj të zemrës.
 
“S’ të kam harruar”, – them me vete
në mjegullsi, në tis të hirtë,
Ajo zgjat duart…. “ ah, ku vete ?”
që ikën kaq i pamëshirtë…!
 
 
Maria
 
…Po më mohonte Maria…
Mendimet e mia të lodhura
Ndriçonin shumë pak lëndinën time të shpirtit
Ku çelte rrallë ndonjë lule e vyshkur ,
Por duhej pritur gjatë për blerimin …
Por nuk priste Maria
Lulepaktën pranverën time,
Kur të sajën e kishte të lulëzuar.
 
 
***
 
Qetësoj shpesh natës, dhimbjet .
Jam shpirti i dritës , që zbret në vargje
dhe udhëtoj ku shtrihen krahë dashurie .
 
Nata fatmirësisht më fal lirinë time
dhe ju nuk mundeni ta imagjinoni atë çast.
si demon i urryer nga marrëzia e ditës,
Braktis rrugën, për lartësinë e qiellit .
 
Ju më dhuroni humnerën tuaj
Une u lartësoj me vargje malin.
Mbaj pishtarin e ëndërrimit,
për ju udhëtarët e lodhur nga frika e hijes.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s