Shtëpia Botuese “PROKULTPRESS”, Prishtinë publikon librin “Terminal” me përmbledhje poetike dhe proza të autores Sofia Doko Arapaj me parathënie nga Anton Antoni

 
Shtëpia Botuese “PROKULTPRESS”, Prishtinë publikon librin “Terminal” me përmbledhje poetike dhe proza të autores Sofia Doko Arapaj me parathënie nga Anton Antoni
 
 
Titulli: Terminal
Autore: Sofia Doko Arapaj
Redaktor: Ma.Sc. Fatmir Halimi
Recensent, Anton Antoni
Dizajnin ; Saranda Halimi
SHB:  PROKULTPRESS, PRISHTINË
 
 
VËSHTRIM PËR LIBRIN ‘TERMINAL’, TË AUTORES SOFIA DOKO ARAPAJ
 
Gjatë gjithë kohës së leximit të poezive të Saj, brenda ndijimeve të mija, e kam përfytyruar një prijëse, si një udhërrëfyese drejt magjisë së të bukurës, mirësisë dhe dashurisë dhe vetëm vonë, këto kohë kur po shkruaj këto radhë, kam kuptuar se ky mision i Saj prej lideri( në të shkuarën çobaneshë) përkitazi, vjen prej shpirtit dhe gjakut të saj armene; Motivi;- ashtu si udhëheqja e grigjës, herë në krye duke e ndjellë kumbueshëm e zëshëm dhe herë duke e yshtur nga pas butësisht, me poezinë e saj, më jep të drejtën ta radhis ndër poetet gra më të spikatura të këtij dhjetëvjetëshit të fundit.
Libri Terminal” i Sofia Doko Arapaj, është libri i gjashtë me poezi lirike i autores, që ka krijuar tashmë individualitetin e saj krijues, dhe që vjen në poezinë shqipe me karakteristikën e harmonizimit të botës së brendshme të njeriut, me natyrën dhe bukurinë magjepsëse të saj, me jetën baritore dhe blerimin e përhershëm, me këngëzimin e zogjve e nëpërmjet thjeshtësisë së fjalës arrin të trazojë shpirtin e lexuesit duke shpalosur universin e ndjenjave të mallit, dhimbjes, brengës dhe lotëve.
 
“…Lulukuq
Tani buzëkuqi nuk më duhet më. As diellin nuk kam pse e lus.,, As gjethëzat si valëzoj më. Të çlirohem sa më shpejt nga vesa. Gruaja brenda meje jetoi vetëm pak ditë…”
 
Gjithmonë kam menduar se nuk mund të këtë botë lirike ndijimesh, nëse vetë poetët nuk kanë jetuar brenda pengjeve dhe dhimbjes. Dhe për gra fisnike si autorja, kjo kohë është ideale për t’i rrëfyer ato dhe për t’u ngritur si sfinksi mbi mundimet dhe plagët e së shkuarës.
 
”Po hesht sepse nuk kam as gjë për të thënë… Si femrat e mermerta që i ledhaton vetëm flladi, Që i lan vetëm Shiu…”
 
Por në të vërtetë kjo nuk është heshtje, por një ulërimë e thekur e poetes ndaj pjesës së botës së gënjeshtër dhe të padrejtë, që vjen prej lashtësisë deri në ditët tona me mëkatin e madh të mollës së ndaluar të Evës aspak mëkatare, që ka bërë ziliqare dhe vetë hënën, sipas poetes!
Poezia e saj është një ngrehinë e ndërtuar nëpërmjet eliksireve figurativë me kuptime të rrokshme dhe finesë duke i mëshuar plotësisht të thjeshtës, të prekshmes, të kohës së pakohë. Ajo është vetvetja. Nuk e kërkon akademikisht vargun. Nuk e sforcon metaforën, por pasi ndjen shtërzimet e lindjes së saj, e sjell në jetën poetike, qetësisht, ngadalë dhe plot nanuritje.
Ka në poezinë e saj melankoli, mall, e brengë ndoshta edhe pikëllim, pasi të gjitha këto ndjenja ngërthehen së bashku duke qarkuar shpirtin njerëzor në përgjithësi e atë femëror në veçanti.
 
“pastaj rri e vajtoj, qyqare e vetmuar. Kacavjerrë e mjerë, për muri përqafuar…”
 
Jo vetëm talenti, por edhe thjeshtësia dhe sinqeriteti poetik, transplantimi i jetës së gjallë dhe të vërtetë në poezi, që për dikë mund të ngatërrohet edhe me pragun e naivitetit, nuk e teproj të them që e bëjnë vargun e lirikës meditative të Sofi Doko Arapaj të pakrahasueshëm me asnjë tjetër. Delikatesa femërore ndjehet në të gjithë librin, por edhe tek poezi të plota si të tilla, që shpesh shërbejnë edhe si kredo:
 
“Tik, tik tik. Gjoksi i asaj gruas puse plot me ujë. Shpirtin kur t’ia prekësh. Mos ja bëj rrëmujë”
 
Dhe imazhi poetik kalon sa nga uji i ujshëm i kthjellët, tek turbullimi, duke e bërë këtë lutje sa të gjallë, aq edhe tragjike deri në bashkëkohorësi. A ka qenie njerëzore, në ndonjë qoshk të botës mbarë që të mos kenë në çastet e tyre vetmitare dëshirën për një forcë dashurie të rilindur, të ri gjetur, e cila do të mundë t’ia shërojë plagët e shpirtit?
 
“Oh
O,oooh..
Të humba o zemra ime, o përkëdhelja mbi gju.
Vuaj o vështrimi im i ëmbël paqen e syve të tu.
Të dashuroj o shiu im i ëmbël, e vërdallisem kuturu
Po shkalloj o cipa ime e zemrës, e më dhemb këtu…”
 
Universi poetik i lirikave të këtij libri, që në shumësinë e rasteve huazohen nga bota rustike, natyra baritore, sfondi i dheut i errët, gjelbërimi, etj. janë kaq të veçanta dhe operojnë kaq mjeshtërisht me fjalën saqë, të drithëron edhe pse, ndonjëherë ligjërimi në vetvete huazohet nga fjalë me konotacion negativ dhe pezhorativ, si ujk, dele, derr, etj.
 
“Do më dërgoje letra Do shkëmbenim letra pafund….. Por ne shkëmbyem vetëm dy dele. Dhe ato ujku i heshtjes po i ha… “
 
Dhe metafora e “Ujku i heshtjes”, s’është gjë tjetër vetëm se dramat e jetës njerëzore, që gëlon jo vetëm tek uni poetik, por me dimensione si pjesë e pandashme e vetë njerëzimit….
Vargu i Sofies me thjeshtësinë e vet të magjishme, sjell modele të gjalla të estetikës, mistiken e bën transparente, të pathënën e bën të thënë, publike, ngre sisteme komunikative të fuqishme. Godet tek të pathënat. Sepse ato burojnë prej një shpirti të lirë, por aspak rebel..
Ajo nuk e kërkon të sforcuar fjalën, figurën, letraren, për ta bërë sa më moderne dhe sofiste njëkohshëm, Jo! Është vetë fjala e zbritur nga Lart ajo që rrjedh natyrshëm dhe zgjon botën e trazuar të poetes, në dhimbjen dhe mundimin për ta sjellë atë kaq qartësisht dhe të paqetë e që të lumturojë me peshën e saj, mbarë botën.
 
Nga: Anton Antoni
 
 

Autore: Sofia Doko Arapaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s