“Solstice”, një vlerë më tepër në letërinë lirike shqiptare (Rreth librit më të fundit të autores Merita Paparisto) / Nga: Agron Shele

 
“Solstice”, një vlerë më tepër në letërinë lirike shqiptare
(Rreth librit më të fundit të autores Merita Paparisto)
 
Merita Paparisto ka kohë që është shfaqur në letërsinë shqiptare, kryesisht përmes poezisë dhe prozës së shkurtër në formë skicash, të cilat ardhur krejt natyrshëm dhe në forma lirike, shprehin më së miri dashurinë njerëzore, si prelud por dhe estetikë e kësaj bote, e cila përmes formës dhe gjetjeve e ngre në shkallë më të lartë këtë ornament dhe intuitivitet shpirtëror. Libri i saj më i fundit “Solstice” merr lëndën kryesore tek ovacioni jetësor, ku përmes ndjesive dhe botës përafruse luan me ato ndjesi njerëzore në kontrast të plotë me inteferimin (mjedis- pëtejshpit) ku diku boshatis një stol dhe simbolizon një gjethe vjeshte, si shenjë ligështie apo përmallimi, rrëzuar kaq dhimbshëm dhe harruar aty në ereminë e cicërimave të munguara drejt harresës së largët. Rebusi i fjalëve dhe metaforave, flokë ere, gurë gri, shtegtimi nëpër shtergët e qiellit, ose refleksionet para pasyrës së shëmbëlltyrave, nuk janë thjesht melankolia e pushtimit të qënies, por elemntë bazikë për të sendërtuar dhe për ta bërë sa më të përkorë dalldisjen dhe trazimin e ndjenjave të vërteta. Si tematikë e njohur dhe mjaft e lëvruar thuajse nga gjithë autorët klasikë e deri tek postmodernët, Merita nuk do të mund ta eklipsonte këtë stil, por për më tepër përmes gjetjeve të befta dhe ndërthurjes së formave surreale ajo do paraqesë një tablo më të plotë, me ngjyra që reflektojnë pehashin e botës së brendshme. Vlen të theksohet se në këtë prurje autorja performon përmes vargjeve të lira, si mundësi më e lartë shprehje dhe ngritje e kurbës fuqi varg pas vagu, mënyrë kjo që realizon përmbyllje kuptimplote dhe përçon idetë e saj më të larta.
 
“Hajde tani.
Bregu është i shkretë
dhe valët flenë.
Vetëm unë dhe ti
do futemi në ujin e zi
të errësirës së natës
dhe do plevitosemi të dy.”
 
Cfarë është ky breg, thjesht mistizmi i një ranishteje dhe dallgë që shushurijnë nëpër natë apo Hënë e plotë në qiell dhe gjatësi të lodhura që flenë?!
Vetëm “ Unë dhe ti “ thotë autorja, sepse gjithçka është ndërtuar dhe ka kuptim aq sa qenia egzistenciale përjeton dhe më pas përmes anaforës ( ujë i zi – do plevitosemi të dy) kthehet në një brengë që shtyn drejt atij akulli,, i cili lundron poleve, por përherë me peshën e fshehur të dhimbjes dhe mëkatit poshtë ngjirizeve më të thella të vetëndërgjegjies.
Në dukje dhe kuptimin më të parë duket si diçka e trishtë, por vetë jeta është një pasazh i tillë, ku shpirtrat udhëtojnë si vetmimtarë prekin brigje të panjohura dhe humbasin çastit, për tu rikthyer e rikthyer si më e bardha velë.
Në tjetër poezi autorja kompozon me nota më optimiste, eliksirin e kthen në lumenj të kuq që burojnë nga dielli e digjen përmes kthjellave të derdhura oshëtimë.
 
“Janë gjithmonë dy lumej të kuq
që burojnë nga dielli
dhe rrjedhin në kahe të kundërta.
Të vetmit që nuk derdhen në det,
por shuajnë etjen e tokës së zhuritur.
Është gjithmonë një cicërimë aritmike
që mat kohën e të gjallëve,
tinguj herë të brishtë e herë therrës
përplasen mbi dallgët e rrjedhës.
Zemra ime kërkon tënden
( dhe kjo nuk është metaforë)
Do të provojë
vallzimin e çmendur buzë lumejve,
…në çift.”
 
Gjithmonë janë dy lumenj, dy cicërima aritmike, një pistë dhe një vallëzim i çmendur, që në harmoni të plotë ndjek të njëjën rrugë, të njëjtin shtrat, herë harbuar në dallgë të përbindshme e herë shkrirë kthjelltësisë për të pasqyruar gjurmën e perjetësisë dhe rendjes së pandalshme.
 
 
Merita Paparisto
 
Në motivn e saj lirik, gjithmonë në referim rreth kësaj risie krijuese ndeshim thjeshtësinë e kapërcimit dhe rrjedhshmërinë e fjalëve, gjithmonë në suazën e një kofigirumi indetik dhe kornizave etike, si lajmotiv i identifikimit të dashurisë me një vlerë hjnore, por dhe ringritjen e saj në kulmet më të larta.
Sikurse e cilëson dhe Andrej Makin; “ Dashuria na afron përtej absolutes , absolutja drejt të përjetshmes dhe e përjetshma drejt çastit” , do të kornizoja të njëjtën gje në gjithë këtë prurje, e cila më së pari është një muzikë shpirtërore që plotëson vetveten e më pas ndahet mjedisin përjetues.
 
“Kur të jem lodhur
Ku fillon dhe ku mbaron
kjo ditë e bardhë prej dëbore?
bares në fijen e hollë
midis fillimi e mbarimit
dy hapësira pa fund
pa e ditur kurrë:
Nga cila anë të rrëzohem kur të jem lodhur?”
 
Në këtë poezi do dëshiroja të jepja një kundërargument, pra jo i mbarimit por rifillimit të ditës prej bore, pasi gjurmët mbeten përherë aty, si shenjë dhe rendje, jo e baresë së fijes së barit, por tundimit të drerit për ta rëmuar dhe kërkuar këtë fill jete, si hapësirë dhe kërkim pa e ditur kurrë. Krahu tjetër ngelet thjesht ajo humnera e Kazantzakis “ ku hapësira mes tyre quhet jetë.
 
“Ku të kam parë?
Ku të kam parë unë ty?
Kohë më parë, në një vend pa kohë, në një kohë pa vend. Diku në të shkuarën e largët.
Thonë që e shkuara nuk ka vlerë, thonë që e ardhmja është e pa njohur dhe pa llogarit- shme, thonë që duhet jetuar vetëm e tashmja, çasti, çasti, çasti. Jo, nuk më pëlqen “carpe diem” është stresuese; shumë i shkurtër çasti. Ndërkohë që përpiqesh ta kapësh, mbash, jetosh, ka ikur tashmë. Në të shkuarën apo të ardhmen shkon për sa gjatë të duash. Por pastaj, çfarë do ishte çasti pa këtë ndjesinë që vjen nga thellësia e së shkuarës? Pa këtë dridhje, vibrim të ajrit, valë, ndjesi pa emër që vjen krejtësisht përtej çastit dhe zgjat shumë më tepër se një çast, nga një rrugë të shtruar me gurë kalldrëmi ngjyrë të çelur dhe të lëmuar nga hapat. Rrugë tepër e vjetër me plloça të bardha.
Ku të kam parë unë ty?
Përse të mos takohemi në të shkuarën dhe të ardhmen? Unë ndjehem mirë kur shkoj në të shkuarën, larg shumë larg, përtej jetës time të këtushme. “
 
Në këtë prozë poetike të përfshirë në libër shikojmë se ndiqet e njëjta strukturë, duke përshkuar tërë boshtin lirik të librit si një i vetëm, pavarësisht gjinisë dhe me të njëtin sugjestion, atë të kohës së pakohë, të shkuarës dhe të afërmes, ndjesisë dhe thellësisë, që kapërcen memorien dhe e sjell përherë e më pranë.
Pjekuria artistike dhe estetike, përcjell larmi por dhe forma unike, të cilat qendëzonë idenë kryesore, atë të manifestimit të një shpirti të lirë përbrenda gjithë dashurisë së njeriut.
 
Libri “Solstice” ka për bazë vetë idilin e jetës, si dlirësi, frymëzim dhe patos , vlerë e shtuar kjo në aspektin etik dhe lirik, e cila do ngelet në memorien e lexuesit, si një vepër letrare, që nis dhe përjetësohet tek vetë shenjtësia e gjithë shenjtërive, dashuria.
 
Nga: Agron Shele

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s