Jacques Salomé
Kalendari poetik: Jacques Salomé
Psikolog dhe shkrimtar francez. Më 20 korrik 2015 shqipërova në gegnishte këtë poezi prej tij, e pëlqyen shumë, por aq shumë sa nuk numurohen ata që e përvetësuan si të vetën në faqen e tyre në fb. E pat marrë dhe dikush që kur e pyeta kush e ka pëkrthyer, m’u përgjigj: “Nuk e di, e gjeta diku dhe e mora…” Para 5 minutash kishte vendosur like në faqen time për këtë poezi:
DASHUNI
Me të takue pa të ngucë aspak,
Me të dishrue pa të zotnue,
Me të dashtë frymën pa ta xanë,
Me t’u rrfye, vedin pa tradhtue,
Me të mbrojtë pa të gllabërue,
Me u pasunue e ty mos me të hupë,
Me të shoqnue pa të tërhjekë prej hunde,
Dhe me kenë për mue ma e vërteta
Edhe ndër lakadredhat e tua të fshehta.
© shqipëroi Maksim Rakipaj