DEDIKIM TË PA ARRITSHMES…. / Poezi nga Agim Doçi

 
Poezi nga Agim Doçi
 
 
DEDIKIM TË PA ARRITSHMES….
 
Ti ke një botë plot jetë e dritë
Që nuk njeh Ligj të Gravitetit
Aty strehon gjithë dashuritë
Me dimensionet e një Planetit.
 
Je Galaktika e zemrës time
Ti je e embël, je det me mallë.
Ti vargu im në vjerrshërime
Sa fort të dua…nuk gjej dot fjalë!
 
Më vjen në varg si Metaforë
Herë më buzqesh dhe herë më qan…
Herë djeg si prush, herë ngrin si borë
Herë nis gjëmon si oqean…
 
Por ja që ditët kalojnë menduar
Dhe netët thinjen…ikin e shkojnë
Ti shpirt i bardhë i dashuruar
I bën poetët të të këndojnë
 
Se je e bukur deri në dhimbje
Je aq e mirë në pafundësi…
Më vjen në strofë dhe vargëzime
Me syt e etur për dashuri…
 
Dhe shtrihesh bukur e madhështore
Mallin e shpirtit e bën jorgan.
Me një mesazh zemrën ma morre
Me dashuri borxhin m’a lan…
 
Prishtinë mars 2003

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s