Kalendari poetik: Tudor Arghezi (1880-1967) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Tudor Arghezi
 
Kalendari poetik: Tudor Arghezi (1880-1967)
 
Shkrimtar dhe poet i njohur rumun, u lind më 21 maj 1880 dhe emri i vërtetë i tij qe Ion Theodorescu. I njohur më shumë për poezitë dhe librat për fëmijët. Shumë poezi të tij, mes tyre edhe kètè qè ju paraqes sot), i solli në italisht poeti i madh italian Salvatore Quasimodo. Ja një shqipërim në 141 vjetorin e lindjes së poetit të shquar rumun:
 
 
TË TË PREK E TË BËRTAS: “JE!”
 
Një shenjë tënden në çdo zhurmë dhe heshtje kërkoj
dhe, si në gjueti, gjithë kohën përgjoj
veç të të shoh: je preja a fajkoi im?
Të të vras? Apo të të lutem me përgjërim?
Të të besoj a të të mohoj
ndaj gjithmonë, më kot, të kërkoj.
 
Je m’e bukura ëndërr që kam
të të rrëzoj si gur nga qielli s’ma mban.
Si në pasqyrën e udhëve me ujë
herë të shoh që je, pastaj zhdukesh papritur;
herë lart, mes yjesh, herë ndër peshqit të shoh
si dem i egër kur për të pirë shkon.
 
Në historinë tënde të madhe, të dy vetëm jemi
dhe me ty mbetem përsëri të ndeshem
dhe për të fituar asnjë dëshirë s’më vjen.
Dua veç të të prek e të bërtas: “Je!”
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s