13 VJET OBELISK / Botues : Roland Lushi

 
13 VJET OBELISK
 
Jeta e një reviste është si jeta e njeriut. Ka ditët e saj të bukura e ditët e mërzitshme. Brenda saj ka mijera faqe, që thonë mijëra gjëra, ngjarje që shpalosim ndjenja e mendime.
E sot me krenari të ligjëshme e me gojën plot unë them:
AJO U BË 13 VJEÇ!
13 vjet që u flet njerëzve që kanë sy e veshë për të parë e dëgjuar.
Pothuajse çdo vit i kam grishur autorët të sillnin diçka si urim që bëhet në të tilla raste. E sivjet nuk e bëra këtë. Do thoni ju pse?
 
Sa herë që vjen ky çast më kujtohet urimi që më ka bërë para disa kohësh, liriku i madh Skënder RUSI.
 
Ikën pesë vjet dhe ja tek erdhi një tjetër,
Ta jep ty dorën dhe ti tënden ia zgjat!
Seç i thua në vesh për vitet e vjetër,
Si për ca miq që po ikën larg!
Paçka se t’u ngatërruan nëpër këmbë butakë,
Dhe ameba të shëmtuara çdo ditë,
Ti për Obeliskun ke luftuar jo pak,
E ke mbrojtur atë siç mbrohen dashuritë!
Mos dëgjo zërat që dalin nga shpellat,
Çdo hap i yti është një triumf!
Ti je si Odiseu që i sfidoi erërat,
Prandaj dhe Itaka jote nuk humb!
“Fali Zot, se ç’të bëjnë nuk dinë”
Kjo është arma me të cilën ti lufton!
Asnjë hap tëndin ata s’mund ta arrijnë,
Se nuk arrihet kurrë ai që dashuron!
 
13 vjet në tregun e botimeve pa asnjë abonim (për të qënë i sinqertë, ka 2 vjet që A.B është abonuar), pa asnjë përkrahje financiare ( sërish për të qenë i sinqertë A.B ka financuar dy aktivitete të OBELISK), vetëm me mendimin për t’i shërbyer njerëzve që kanë diçka për të thënë.
E kam thënë e po e përsëris, ajo do të dalë sa të kem jetë, e në xhep qindarkën e fundit.
Dua që në rrugën e nisur të kem përkrah miq të mirë!
Mirutakofshim në përvjetorë të tjerë!
Me respekt BOTUESI
 
Obelisk 238
Organ i Shtëpisë Botuese”ADA”
Periodike letraro-artistike
Viti XIII-të i botimit – Nr.238
MAJ 2021
Rregjistruar në ISSN
International Centre 45
rue de Turbigo, 75003 PARIS
FRANCE
ISSN: 2225-7896
Adresa e redaksisë:
Rruga : Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
cel: +355 68 221 9016
e-mail: rlushi@yahoo.it
Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 150 lekë), në Kosovë (me çmim 2 euro), e në Greqi (me çmim 2 euro).
“Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën:
Abonimet Europë: 1 vit – 25 euro+pp,
Amerikë: 1 vit – 30 usd+pp.
Për çdo vërejtje, sugjerim apo bashkëpunim kontaktoni në
e-mail: rlushi@yahoo.it
Nr. llog. B.K.T
Lekë: 515001834
IBAN – AL0220511650001834VAIDALLA
Shtypet në shtypshkronjën
e Shtëpisë Botuese “ADA”
Tiranë 2021
Tirazhi: 250 copë
 
NË KËTË NUMËR:
 
– Prejardhja, mbërritja, letërsia
Kujtime në gjuhën amtare, jeta e përditshme në gjuhën e huaj, leximi në gjuhën e arsimimit
ALIDA BREMER – GJERMANI
– E ARDHMJA E POEZISË DHE ZHVILLIMI I QENIES NJERËZOR
nga Briken Zenuni
– Tregim – RULETA RUSE nga Edmond Shallvari
– Cikël poetik nga Mira Nikolla
– CIKËL POETIK NGA IOANA DIACONSECU – RUMANI
– RUAJU DORËS QË VEPRON NË HIJE nga JOVAN NIKOLLAIDIS
– Cikël poetik nga Agron Dragoti
– Dialog hyjnor nga Skender Lazaj
– Tregim – Rikthimi – nga Murat Aliaj
Rreth romanit “Kthesa” të autorit Ndue Lleshaj
– KTHESAT E RREZIKSHME TË JETËS nga Ndue Lazri
 
 
 

Botues: Roland Lushi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s