Kalendari poetik: María Mercedes Carranza (1945-2003) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
María Mercedes CARRANZA
 
Kalendari poetik: María Mercedes Carranza (1945-2003)
 
Poete, gazetare kolombiane, u lind më parë 24 maj 1945 në Bogotá (Kolombi). Ishte fëmija i dytë ndër katër në familjen e Eduardo Carranza, poet dhe diplomat kolombian. Meqë i ati qe atashe kulturor në Madrid, Marias i takoi të kalonte fëmininë në Evropë. Në vitin 1958 familja Carranza u rikthye në Kolombi. Maria studioi gjuhë të huaja, pastaj filozofi dhe letërsi. Ndër punimet e saj të para qe promovimi i shkrimeve të poetit kolombian José Asunción Silva. Dhe njësoj si ai, i dha fund jetës me vetvrasje. Ja shqipërimi që përzgjodha sot:
 
 
TË MBIJETUAR
 
Pas disa vitesh
pa u parë,
u takuam sërish.
S’qe më dëshira e atëhershme,
por malli i atyre ditëve me dëshirë mbushur
na bëri të përfundonim në shtrat.
Gëzim i atëhershëm
qe vetëm ëmbëlsi
dhe epshi
kënaqësi për të dy.
Dhe të dy, të betohem,
patëm sigurinë
se patëm mbijetuar.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s