Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
LIRIA NUK ËSHTË VETËM STATUJË
 
Është ngjizur me palcën e shpirtit
 
Lindur mes dashurisë, gjakut e dhimbjes
E mbërthyer për zemër, si zemër jep gjak
Ditë për ditë e natë për natë.
 
E rrënjosur shtresave të atdheut
Dashuri, që frymon në çdo kohë
E rrezaton nga drita e diellit
Çast për çast e orë për orë.
 
Liria nuk është vetëm statujë
E mbajtur në duart e pastra njerëzore
Nëpër kohëra me diellin mbi sup.
 
Liria është flijimi i dhimbjes shpirtërore,
Është shëmbëllimi i bukurisë së gjakut
E dashuri për dashuri dhuron.
Udhëve të luftës rilind,
Kohës ia shëron plagët.
 
E ndezur përjetësisht qëndron.
 
 
TË KISHIM FAT TË PËRBASHKËT
 
Të kishim fat të përbashkët e ta largonim
Trishtimin e madh me mrekullinë e dashurisë
T’i ngjiznim virtytet me sakrificën njerëzore
Për të ecur bashkë drejt një të ardhmeje
 
Në palcën e lirisë të lulëzojë zemra
Të trokasë me tingujt e paqes dhe mirësisë
Me ngjyrat dhe aromat e shpirtit njerëzor
Shumëvuajtja të kthehet në rrezatim diellor
 
Të përthyhen në mijëra grimca, nxitësit
E përçarjeve dhe urrejtjeve midis njerëzve
Të ngriten lart në panteonin e heroizmit, ata
Që luftojnë të keqen,dhe asgjësojnë të liqtë!
 
 
Heroi
 
I përballove kohës edhe përtej ferrit
lirinë e pagove me çmimin më të lartë
në trup dhe shpirt shtrënguar me darë
robërisë ia këpute gjymtyrët
 
se jetë e re nis me rrezikun e madh
vorbullës së harbuar që para na del
trupi pellg gjaku nga plagët e kuqe
që shpërthenin si një shi i rrëmbyer
 
I përkryer me heroizëm në çdo betejë
“liri” nuk e kishe fjalën por zemrën
që jep gjak e rrezaton si diell
ti ngadhnjimtar që sakrifove vetveten.
 
 
NGROHIN ZEMRAT
DHE HEDHIN URA
 
Dy këmbët e ylberit, si këmbët e urës.
Me ngjyrat e harmonizuara bukur,
Kalojnë lehtazi te njëra-tjetra
Ngrohin zemrat dhe hedhin ura.
 
 
Lakmisë ia preu rrënjët
 
Brenda kufijve të vetvetes shpalosi gjithçka
me mendjen e ndritur hapi shtigje të reja
dhimbje e vuajtje i vuri në shtysën e kohës
lakmisë ia preu rrënjët kur vdekja kish kulmuar
 
tejkaloi kufijtë e vetvetes që e mbanin mbyllur
me xhevahirët e mendjes vezullon e pastër
e pamasë dhe e pafund me forcën e saj
tërheq si me magji, dhimbjen e vuajtjen
                                  i kthen në dashuri

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s