Kalendari poetik: Josif Brodskij (Иосиф Александрович Бродский) 1940-1996 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Josif Brodskij
 
Kalendari poetik: Josif Brodskij (Иосиф Александрович Бродский) 1940-1996
 
Më 24 maj është dita e lindjes së poetit disident rus Josif Brodskij fitues i çmimit Nobel në vitin 1987; poet disident, pas vdekjes së poetes Anna Ahmatova në vitin 1966 bënte pjesë në një grup poetësh të quajtur “jetimët e Ahmatovës”; në vitin 1972 iu hoq shtetësia sovjetike dhe jetoi në perëndim derisa u vendos në SHBA. Në përkujtim të tij po sjell një prej përkthimeve të mia prej tij:
 
 
SA KEQ…(Как жаль…)
 
Sa keq, që çka u bë për mua
qënia, jeta jote, nuk u bë
për ty qënia, jeta ime.
 
Sa herë nga shkretëtirë e vjetër
një thirrje ndër tela dua të lëshoj
me qindarka, si armë më tepër
duke u rrekur dëshpërimisht
të lidhem…Por mjerisht
ai të shkëmbejë nuk di
botën me veten e tij, zakonisht
diskun e telefonit vërtit gjatë
si tryezë në seancë spiritizmi
derisa shpirti t’i përgjigjet
të fundmes thirrjes këtë natë.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s