Poezi nga Arjola Zadrima

 
Poezi nga Arjola Zadrima
 
 
***
 
Më kujtohet voglia,
një det me dashuni ,
nuk mbaj mend si u rrokullis bota,
kush iku, kush erdh, kush mbeti dhe si?
Di që një ditë në jetën teme të vogël linde Ti,
bashkë me diellin
e u ba dritë…
 
 
Punë burrash 
 
edhe unë i kam dashtë burrat e bukur,
me flokë valë,
shpatullgjanë,
buzëperdredhun e nazeli.
Por mbas tyne ishte gjithmonë vjeshta,
mbas tyne kishte rrebesh,
stuhi,
mbas tyne vinte dreqi e i biri.
Mbas tyne porta nuk mbyllej ma,
brava heshte,
çelesi nuk tringëllinte nëpër natë.
E ti vdes ka pak,
si qiri shkrihesh territ pafund ku dënohesh,
e s’pyt pse trishtimi ka nji mbretni aq të popullueme.
Ata s’janë,
s’dine,
s’bajnë.
Ata veç të pushtojnë,
prej atyne pushtimeve shekullore
sa të ndryshojne e ti ma nuk ngjan as me Marinë
e as me vedin.
Ikin mbas çdo fundi të shkurtë
e të vjedhin kohën.
I kam admirue burrat e bukur,
por ti erdhe vonë , bash at’herë kur msova
me u dashtë…
 
 
***
 
Asht ba natë
andrrat janë flakërue
qielli dihatë , dëshira jeme
në zemër plasë.
S’ka gja,
thonë që digjet ashk ,
kur para syve tuej
një yll shkëputet n’çast.
Po ti ,a e ke provue ndonjiherë
me më dashtë
aq fort sa shpirti me tu hovë
e fryma me tu marrë?
 
 
***
 
Nuk e di a kam me të folë ma
për dashuni.
Tash qielli i përflakun i Majit
ka nuanca zemre,
heshtjet e një grueje
janë psalme, që thohen në meshë
të Dileve.
Zbuloje vetë botën
po pate kurajë
hape arkën e Noes
e digju.
Unë s’mundem me të ftu në zjarrin e fundit
as qiellin e shtatë s’di me ta rrëfy,
gjithçka që di asht një spirancë
thellë, thellë kapërthitun
për shpirt….
 
Zhytu në qënien teme
e më prit!
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s