Poezi nga Iliaz Bobaj 

 
Poezi nga Iliaz Bobaj 
 
 
SA HERË…
 
Sa herë jam ndodhur buzë humnerës
dhe frymën pezull e kam mbajtur,
nën këmbë si përbindësh legjendash,
gremina priste gojëhapur.
 
Dhe pse më shtynte drejt saj ikja
e syri gati të rrëshqiste,
jam kthyer pas si pendestar,
nga dora, jeta më tërhiqte.
 
Nuk di ç’qe ajo forcë vigane,
që vinte si një befasi,
ma ngrohte shpirtin dhe mendimin,
ma niste ngutshëm për tek ti.
 
Ndërkaq ti shfaqeshe magjishëm,
si fushë lulëkuqesh, ndezur flakë,
m’i fshije lehtë retë e trishtimit,
me një vështrim më ktheje pas.
 
Mjaftonte një prekje kujtese,
një hap mendimi për tek ti,
që jeta zjarr t’i ndizte yjet,
të shfaqej si një mrekulli.
 
Sa herë jam ndodhur buzë humnerës,
më del një britmë e fortë pa zë:
-S’kam frikë të ikij nga kjo jetë,
por vetëm ty s’mund të të lë…
 
 
EMRI
 
E mbaroi Farin e famshëm të Aleksandrisë.
Mbi gurët e tij, gdhendi emrin e vet:
”Sostrati, i biri i Deksifanit nga Knida”.
Gurët i veshi me pelerinën e suvasë.
Mbi suva, shkroi me shkronja të mëdha,
emrin e mbretit.
Erdhi dita,
suvaja ra,
si lëvozhga prej frutit të pjekur.
Bashkë me të,
ra edhe emri i mbretit.
Në Far mbeti emri i arkitektit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s