Poezi nga Leoreta Xhaferi

 
Poezi nga Leoreta Xhaferi
 
 
Turmës
 
Pashë veten mbi kryqin
E ndërtuar prej vitesh
Nga njerëz që gërryenin
Me thonj fytyrën e tyre
Ditën kur kuptuan
Që nuk isha si ata
Më kryqëzuan….
 
 
Radhët
 
Si desha asnjëherë s’hyra kurrë mes dëshpërimit të tyre
Këpucë të grisura vesha për të mos ngjarë me të tjerë
E lumtur nuk u shtira kur lukunia predikonte lumturi
Në botën time ulem me veten, aty ku nuk ka vend për të mjerë.
 
 
Frika
 
Rreth nesh sillet ajo si një pëluhurë
Gllabëron mendimet, trupat ngrin
Ndonjëherë frika të bëhet edhe kulturë
Më pat thënë dikur një burrë qeskin
 
Kështu frika trembej kur më shihte mua
Qëndrova aty kur përballë vinte stuhia
Për asgjë nuk i jam trembur kësaj bote
Lind dhe vdes me frikën nga dashuria.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s