Poezi nga Ollga Selmani

 
Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Nuk di ku janë
 
U flakën shkallët e ringritjes,
u bënë copë në greminë .
Ato, nga majat e fundqiellit,
nuk shihen, as nuk dihen mirë .
 
Mbi qiej ballonash, fluturimi,
përsipër reve bardh e zi,
ndër arratira gjysmëjetësh,
mendimet, në gjysmështizë, rrinë .
 
Asgjë s’ka vlerën e mendimit,
në qiell, mbi të a ku do qofsh .
Nëpër arenë monotonie,
do hedhësh sytë e do kërkosh,
 
ato, dërrasa të pa vlera,
ku u mbështete, pak nga pak,
ato dërrasa me dy gazhdë,
të cilat sot, s’i di ku janë .
 
 
Nëpër akordet e njeriut
 
Tani që nata zuri vënd
dhe qetësia u vendos,
pas shirave me zhurmërima,
tani, veç strehët po pikojnë .
 
Përmbi qytet me qiell të shkrehur,
përmbi këtë natë që zuri vënd,
vetëm mendimet shkojnë tutje ,
unë heshtur jam, të mos i trëmb .
 
E heshtur mbeti, jashtë nata,
pa zhurmërimat e një shiu .
Trokasin strehët, tak,…tak,…
nëpër akordet e njeriut .
 
 
Kjo kodër
 
Mbi këtë dhe, mbi kodër,
në këtë fundpranvere,
lulet , do të kenë aromën tënde,
aromën e dashurisë prej nëne .
 
Ja qielli, mbi të këput yjet
e shikimin e hedh përmbi tokë.
Do të qaset nata . Me pavetëdije,
lehtas do të mbulojë .
 
Kësaj here, kjo kodër duket ndryshe,
megjithëse, për herë të parë e shoh .
Qielli, mbi të është i pastër
e dheu, i dashur përposh .
 
 
Qytet pa fole zogjsh
 
Ky qytet, i ka të gjitha, të gjitha,
ndërtime qiellgërvizhdëse, deri në re .
E ç’nuk ka ky qytet nga modernizimet,
përveç zogjve, që s’rrinë, se janë pa fole .
 
Çudi, për zogjtë s’u mendua fare,
kur u ndërtua gjithë ky qytet .
Shkretë, mbeti qielli, pa këngën e tyre
dhe qyteti shkretë, pa asnjë fole .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s