Poezi nga Rami Kamberi

 
Poezi nga Rami Kamberi
 
 
NE, PJELLA E PERËNDISË…
 
S’dimë pse lindemi pse vdesim
Gjithandej tokës, që na pagëzon s’koti
S’dimë si varre pse po mbesim
Gjithandej tokës, nën pika gjaku e loti
 
Ne që lindemi, plot me ngjyra e ia lëmë tokës
Si cofëtinë para korbave, kur na krrokatë jeta jonë
Ne që lindemi, për t’i dhënë ngjyrë dhe kokës
Si ushtarët e humbur, pa perandori në tokën tonë
 
S’dimë pse lindemi pse vdesim
Gjithandej tokës, kur smirën e kemi dashni
S’dimë si varre pse po mbesim
Gjithandej tokës, kur mbi ne ka një perëndi
 
 
SI GURRË, E LUMIT JETË…
 
Puthja e njëzetetetë
Më rri në sy, shpresë, rrugës ardhmëri
Si gurrë e lumit jetë
Tatuazh në bebëza, sikur lapidaret liri
 
Herë si Bardhokja, me sytë, ngjyrë dhe
Kur detin e shikon, tej e përtej pafundësisë
Herë si Syzënë mali, me shami At’dhe
Kur flamurin, shikon, te qyteti i pavarësisë
 
Puthja e njëzetetetë
Tatuazh në bebëza, më rri, nëpër vite
Si gurrë e lumit jetë
Që buron nga toka, nënë, ku më rrite
 
 
KA, LOT…
 
Ka lot
Pikuara nën hijen e dritës së hënës
Ka sot
Pika loti, që pikojnë në sy të nënës
 
Si dashurisë kur i mungon dashuria për dashuri
Rrugëve të jetës, kur kujtesa, të mbetet pasqyrë
Si mjegulla, kur i lidh nyje, shikimet në pleqëri
N’shtrat të gjumit, ku ëndrrat, mbeten pa ngjyrë
 
Ka lot
Në sytë e jetës si hijet në pikturë
Ka sot
Pika loti, që mbeten, nën pëlhurë
 
 
MOJ, SYDHE…
 
Të thashë moj sydhe
Të dua, si shamikuqen e njëzetetetës
Të thashë e s’më the
Të kam xhan malësor, si daku i jetës
 
Bardhësi lumnie, si valë e detit, që m’pi në ëndërr
Me sy malësori, që m’shikon si lule, që çel pranverën
Dashni e qëndisur, që m’humbe, nëpër zhgjëndërr
Me stuhitë e egra, që pa dashur unë, ta mbyllën derën
 
Të thashë e s’më the
Të kam xhan malësor, si n’vallen tetovare
Të thashë moj sydhe
Të dua, si shami e njëzetetetës, shqiptare

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s