Poezi nga Zamira Agalliu

 
Poezi nga Zamira Agalliu
 
 
Kanina Ime 
 
Të dua si lojën e fëmijërisë
Të dua si aromën e etërve
Të dua si pllakat e “avllisë”
Të dua si kështjellën e mbretërve
 
Të dua për fjalët e mençura të plakut
Të dua erën e detit dhe bukën e thekur të sofrës
Të dua gurët e bardhë të sokakut
Të dua sofatë e gurta e të rrumbullakta të portës.
 
 
Fustani im
 
Pak muzikë dhe kohën do ta fal
Sonte cigane do bëhem të kërcej
Pranë firzamonikës këmbët do t’i ndal
Fustani im të pathënat t’i rrefej…
 
Ti kitarën merr në duart e tua
Unë ritmin ruaj, sandalet hedh tej
Fjalë dashurie cigane nis më thua
Fustani im të pathënat t’i rrëfej.
 
Një zjarr ti ndeze në mbrëmje von’
Dhe Unë rreth tij sonte po defrej
Muzika që flakët e shpirtit shton
Fustani im të pathënat t’i rrefej.
 
Kjo serenatë që i shuan mëritë
Unë me dorën time të rrëmbej
Aty i ndezëm zjarret me muzikë
Fustani im të pathënat t’i rrëfej…
 
 
***
 
Këndoj një këngë të pakënduar
Melodinë e shpirtit hedh në pentagram
Atë që për të tjerët ēshtë e ndaluar
Për ty është Bibël, është Kuran…
 
 
Sikur
 
Bëra sikur të isha në një ëndërr
Në ballë të anijes sikur lundroja
Sikur hapa dyert e gjithë ishujve
Këngët e kohërave sikur dëgjoja.
 
Bëra sikur nuk e doja të vërtetën
Klimën politike sikur shumë e dua
Bëra sikur i urrej shumë poetët
Që ngopin me sikur… ty edhe mua.
 
Sikur dëshirës i ktheva një përgjigje
Pastaj shpresën e mbulova me sikur
Jetët që ikin sikur nga parajsa ktheva
Misteri i shekujve më mbeti…sikur!…
 
Shamia sikur qëndisur me fijear
Në fije floriri sikur qepur fustani
Pandoflat thurur sikur dhelpërlëkurë
Sikur matriarkale shoqëria, vatani…
 
Ah sikur- sikur…
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s