Shkrepset / Poezi nga Namik Selmani

 
Poezi nga Namik Selmani
 
 
Shkrepset
 
Me një fije shkrepseje mund të digjet kashta e mullarit
Dhe një pyll i madh ku ka zogj, lule e ketra.
E ti rri syçakërritur dhe e habitur para zjarrit/
Pa mundur të shuash flakën e kuqe te dega.
 
Një fill shkrepseje mund të ndezë lisat te oxhaku
A ca shkarpa të thata të vëna aty orë më parë.
Po me të mund të shrijë dhe guri i madh i pragut
Në atë shtëpi ku ke nxjerrë të qarën e parë.
 
Me një fill shkrepseje mund të shpërthejë një bombol gazi
Që sapo e ke blerë te dyqani më i afërt në lagje.
Para syve të ty digjen dyshekët, librat e llampadari.
Ani pse vë kujen që lëviz nga vendi dhe malet.
 
Po ka në jetë dhe një shkrepse të rrallë, të çuditshme.
Që ti e do të të ndezë zemrën e duart lulembushura.
Trupi të dridhet kur shpleks gjerdanët me kujtime.
E në shpirtin e rinuar të ndalen mijëra flutura.
 
E për besë, nuk do atë çast asnjë zjarrfikëse moderne.
Të të vijë mes sirenash, me ca tuba të rëndë e të gjatë.
Ti je shkrepsja që kërkon një çakmak trupi në ndezje
Me të cilën dua të digjem stinëve ditë e natë.
 
Është shkrepsja që djeg dhe valët në dete
Me ca ofshama që nuk burojnë nga dhimbje
Ja, aty është zjarri ku digjen sa e sa pengje.
Ku çastet të japin mijëra kurora lumturie.
 
25 maj 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s