Bijë Vjose / Poezi nga Hava Muçollari

 
Poezi nga Hava Muçollari
 
 
Bijë Vjose
 
Ti je bijë Vjose! – më tha flladi i Jugut
Aty në vendlindje, bregut kur më pa,
Valët pëshpëritën me gjuhën e fushës,
Iso bënë kodrat si kurrë më parë.
 
E shpërndau jehonën era e Tepelenës
Bashkë me brengën time, moteve larguar,
Fëshfërima e rrepeve kish njohur aromën
Ndonëse u bënë vite që ne ishim ndarë.
 
Mbi gurët buzë uji pushova një çast!
Hapat kish pikasur më i bukuri lumë!
Si nuk pate kohë të vije më herët?
Ëmbël më qortonin kangjellat mbi urë.
 
Ujëvarat nga mali më kthejnë përshëndetjen,
Melodia e tyre ëndërrat m’i magjeps,
Kur zbresin poshtë urës valët veç vallzojnë
Me dashuri Vjose futur nën mantel.
 
Bashkë me to edhe unë bashkova shikimin
Kur prapë të largohem për t’i mbajtur ngrohtë,
Në vargjet e mia të mbeten të blertë,
Atë që s’them dot, malli im ta thotë.
 
Kur të vijë pranvera e unë larg të zgjohem,
Me zogjtë e beharit të më vijë mesazh,
Nanurima e Vjosës si dhe flladi i malit,
Ti je bijë Vjose! – do më thonë prapë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s