Cikël poetik për fëmijë nga Nehat Jahiu

 
Cikël poetik për fëmijë nga Nehat Jahiu
 
 
ATDHEU IM
 
E dua aq shumë vendin tim
Se ai është atdheu im,
Aty ku janë fushat e malet
Ku të parët e mi i kanë varret.
I dua shumë të bukurat flutura
Kur në livadhe i përqafon lulja,
Aty ku uji i ftohtë gurgullon
E shpirtin tim ma freskon.
Unë, mu në këtë vend të bukur linda
Në atdheun tim të dashur u rrita,
Gjithnjë më kaploi gëzimi e hareja
Kur me lulet e bukura erdhi pranvera.
 
 
BARIU ME FYELL
 
Shpat më shpat jehonte aq bukur
Kur dëgjoja zërin e fyellit,
Mbi lule qëndronte një flutur,
E i shihja në qiell rrezet e diellit.
Bariu me fyell nxirrte të bukurën melodi
Kur e dëgjoje vërtetë ishte kënaqësi,
Qengjat në lëndinë sa bukur lodronin,
Rreth nënave të tyre vallen vallëzonin.
Në male e fusha vërtetë bukuri
Eh, sa gëzoheshim ne si fëmijë,
Mbrëmjeve, në prehër, na përkëdhelte nëna,
E në dritare rrezet e bukura i lëshonte hëna.
 
 
CENI DHE BENI
 
Ceni dhe beni janë shokë të mirë në shkollë,
Luftojnë për pesa kurrë pa u lodhë,
Për të i bërë detyrat kurr nuk harrojnë,
Ndërsa mësimet me rregull i mësojnë.
Me njëri tjetrin kurrë nuk ngatrrohen,
Si shokë të mirë shumë respektohen,
Dy shokë janë për shembull të mirë,
Së bashku e kalojnë edhe kohën e lirë.
Ceni dhe Beni nxënës shembullorë,
Për gjithë të tjerët janë shembëlltyrë,
Mësimet me rregull gjithnjë i mësojnë,
Andaj në shkollë janë nxënësit më të mirë.
 
 
ÇANTA IME
 
Çanta ime mbushur me libra e me fletore,
Me shokë e shoqe kapur për dore,
Ne për çdo ditë së bashku shkojmë në shkollë,
Asnjëherë çanta në shpinë nuk më lodhë.
Për në shkollë kur nisem ndjehem e gëzuar,
Gjyshja më përcjell duke më uruar,
Unë nga gëzimi fluturoj si flutur,
Sa shumë shkolla ime më duket e bukur.
Sa e bukur e sa e dashur është shkolla ime,
Me shokë e me shoqe ndajmë gëzime shumë,
Kur e shoh të buzëqeshur aty mësuesen time.
Vërtetë shumë e lumtur ndjehem edhe unë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s