Poezi nga Adriatike Xh. Lami

 
Poezi nga Adriatike Xh. Lami
 
 
Tango në Prill
 
Kërce me mua, ma merr dorën,
Nën hijen e hënës ma vërej gjatë – gjatë.
Kërleshi këmbët si nëpër pe dëshire,
Zjarr ndiz me bashkën e artë.
 
Kërce me mua trup më trup,
Ngjitur sa hapi të bëhet njësh unik,
Të shoh në sy ,më drejton syri yt,
Ai është tamam muzikë e kthjellët, muzikë.
 
Po ç’është ky vallëzim i panjohur më parë
Që zemra e pranon ashtu rrëmbimthi
Më tremb epiqendra e saj e rrallë
Më çmend pasoja si stuhi dimri.
 
Kërce thjesht me mua, besoi hapit tim,
Aty bashkohen lumenj gjaku, mendje, zemre,
E ti i dashur që ke drejtuar femra pafund
Hutohu pakëz nga ky përrua i vërtetë jete.
 
Është tango mahnitëse kjo muzikë prilli,
E re, si re stuhie me shkulm rrënues pranvere,
Sa shumë e duan ta mësojnë nga ne
Ata, që ndërtojnë dashuri të përjetshme.
 
Mos e jep. Kërce me mua, merrma dorën,
Tani ajo rreh në besim të fortë gruaje,
Nuk është gur i dashur, i pathyeshëm,
Por si grurë stine, që piqet dunave.
 
 
Mos më ler vetëm në Maj
 
Mos më ler vetëm në Maj, i dashuri im;
Se trembem nga vdekja dhe ikjet.
Mos më ler vetëm në Maj, burri im;
Se lumturohem tejane nga mbarsja e pranverës
Ndihen si tërmete dridhjet.
 
Eh, më tej e më tej mahnitem nga lulnimi.
Po ti dëgjomë pra, mos më ler vetëm në Maj;
Se më çmend dashuria jote në këtë dalje prilli;
Se stinët kur ndërrojnë, kryqëzojnë magjitë.
Ndihen si zjarrevenes ne Faj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s