Kalendari poetik: Alfonsina Storni  (1892-1938) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Alfonsina Storni
 
Kalendari poetik: Alfonsina Storni  (1892-1938)
 
Sot, më 29 maj, është dita e lindjes së poetes, dramaturges dhe gazetares argjentinase Alfonsina Storni. Kur ishte katër vjeç, familja e saj u çvendos për arësye ekonomike nga Zvicra (Zvicra italiane, kanton Tiçino) për në Argjentinë. Në vitin 1935 mjekët i diagnostikuan një tumor në gjoks; e operuan dhe i hoqën një gji. E keqja e dëmtoi më rëndë nga ana psikologjike; fundi i saj tragjik erdhi me vetvrasje duke u mbytur në det në moshën 46 vjeçare.
Bashkë me poetet e tjera latino-amerikane Juana de Ibarbourou, dhe Gabriela Mistral përbën treshen e poeteve më të mëdha në Amerikën e Jugut. Ja përzgjedhja ime nga shqipërimet që kam prej saj:
 
 
PYES VETEN…
 
Veten pyes mos është ëndërr çka po jetoj.
Veten pyes mos pas një çasti zgjohem.
Veten pyes mos jeta përsëri më hedh
ku isha para se të duheshim.
Veten pyes mos detyrohem nga shpirti në shpirt
përsëri të endem pa të takuar kurrë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s