Poezi nga Kristaq Turtulli

 
Poezi nga Kristaq Turtulli
 
 
Dritën e futi në xhep mjegulla…
 
Ëndrrën tonë të brishtë,
Për një fjalë dhe këngë më shumë,
E veshën me fustanin arna, arna.
Dhe e brodhën një copë herë,
Në sokakun e të marrëve.
Tu tregonin si ndëshkohet fjala e sinqertë.
Thanë, e rrëmbyen hijet e djeshme,
E futën në trastën e vjetërsirave.
Rrëmbyeshëm ikën, nëpër natë.
Por askush nuk e besonte
Kur rrugica ishte me plot kapuçonë.
Por a mund të zhduken tufat e hijeve,
Kur i kemi të e përdredhura nëpër këmbë!
Ndërkohë shpresa jonë e trishtë,
Si një foshnjë i vobektë, e lakuriqtë,
U ronit në degët pa lule të qershisë.
Sythi akoma s’ka mundur të buisë.
Pranvera e hirtë,
Si një femër aguridhe,
Me renë e zezë,
Mbeti mbarsë.
Bark jashtë
U zvarrit me paterica.
U tha që lindi një shtatanike.
Por askush s’e dëgjoi dhe s’e pa.
Mbasi kishte shumë zhurmë dhe rrëmujë.
Vera pa ardhur u mbush me mushkonja,
U infektua dhe u hutua te rrugica.
 
 
U mbars shpresa e dëlirë
 
U mbars shpresa e dëlirë.
Në muajt e çmendura së pranverës së trishtë,
Ëndrrat e mrekullueshme
U shitën në tregun e zi, nën dorë,
Së bashku me maskat skarco dhe dorashkat plastike
Në mezenë e zakonshme së kohës së pathënë.
 
U mbars e shpresa e dëlirë
E virgjër ishte, por mbeti shtatanike.
E futën me nxitim në mesnatë,
në kornizë të metaltë,
Për ti bërë ekzaminime.
U përfol s’kish kohë
Frigoriferi ishte i ftohtë me shumë dëborë.
Kur ne s’ jemi më bashkë,
Trembemi prej miqve, të afërmve,
Jemi të ndarë në të gjallë.
S’mund shijojnë një ditë të ngrohtë,
Një përqafim, puthje zemre.
 
U mbars e shpresa e dëlirë.
Kometa helmuese ardhur nga larg, qëlloi si shigjetë,
Mushkëria e botës u dergj e sëmurë.
U drodh kozmosi prej klithmave dhe rënkimeve.
Ditët e mugëta mezi mbushen me frymë,
shkrofëtijnë në karantinë.
S’ ka më lodra për fëmijë,
Por korona viruse.
 
U mbars e shpresa e dëlirë
Përtej dritarjes. në rrugë.
Shkëlqen dielli, dita është i ngrohtë
Cicërojnë zogjtë, të lirë.
Qershia çeli lule,
Jetojmë në kohë,
Pa kohë…
 
 
E virgjëra puthje
 
Shkëlqimtari diell
U lodh,
U zbeh,
Nga marrëzitë,
Xhelozitë,
Hipokrizitë,
Shëmtirat politikë,
Spiunimi I fqinjeve,
Pseudo miqve qe nxjerrin gjuhen pas shpine,
Te vrasin me thike.
 
Gërmuqur, mjekër përhimë,
Lëvizi majave dhe kreshtave.
Në përhumbje.
Qyteti u mbështoll me napë errësire,
Nxitimthi kyçi në sendyqe historitë,
mbylli dyer, dritare,
Lidhi me ushkur benevrekë,
U mbulua me jorganin frikë.
Të ndërsyer u turrën rrugëve çakejtë,
Heshtje
Ngricë.
 
Vetëm në një cep dritare,
E trembur, përgjonte e virgjëra puthje
Njomësi mes dy buzëve…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s