DITËN E DASMËS TËNDE / Poezi nga Rexhep Shahu

 
Poezi nga Rexhep Shahu
 
 
DITËN E DASMËS TËNDE
 
Dielli sot s’lindi nga Pikëllima
Po lindi nga perëndon zakonisht
 
Shiu sot s’ra nga qielli
Por pikat e tij buruan nga toka
Dhe u sulën drejt qiellit
Mbase ta shuajnë diellin qe na dogj
 
Gjeli sot nuk këndoi, por bëri vezë
Si gjel sot kënduan gjithë pulat
 
Rrugët u mbushën me hije njerzish
Por njerëz askund s’ka
 
Një kalë i bardhë i nisur drejt meje
Në derrë të oborrit tim nxjerr shkumë nga goja
Hingëllin fort dhe vdes…
 
Zëri yt endet nëpër erë, nëpër ditë, nëpër natë
Gjithë pushtues duke piskatur e pëshpëritur
Emrin Xhep…
 
Unë… me diej e yje të ndezur, në një shpat kohe
Shkruaj e shkruaj emrin tënd.
 
(Mali i Hënës, 1998)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s