Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

 
Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj
 
 
Romantike
 
Universi shndritës,
pasqyrohet
në sytë llamburitës
të përndezur prej ndjenjës,
ku kryqëzohen
shpirtrat e dehur prej dashurisë,
gjer në përqafim
me pëshpërima fjalësh të ëmbla
e lutje për përjetësim çasti të pambarimtë,
çast lumturie që klith mbi ujëra të bekuara,
ku ushqehet jeta bisqeve të reja
në ëndrrat profane
të erërave të ngrohta hyjnore
që flladitin të përjetshmen
mëkatin e Evës dhe Adamit
për përflakje shprese
të së nesërmes lindje,
gjithmonë romantike.
 
 
Litani…
 
Realiteti si hije e dëshpëruar
përherë pas nesh
na turbullon ekzistencën 
me pafajësinë e metamorfozës enigmatike
në teatrin e ndjenjave
lindur prej kohës
si pëshpëritje të jetës
në litani të dhimbshme trishtimi,
ku lutemi e lutemi për veten dhe njerëzit
për të harruar plagët e thella të shpirtit
për pak ngushëllim prej hyjnores së paqtë.
 
 
Pritje
 
Në udhën e erës
takohemi me diellin
shoqëruar nga një muzikë e padëgjuar,
ku drita e lirë rrëmben vështrimin
e pas saj ndihemi të zvogëluar,
në përgjim të kohëve të reja
në zgripin e paqtë të botës,
ku jemi si shtegtarë të ngratë
të realitetit të përçartjeve e dhimbjeve
që këlthasin brengat pa zë
e mbeten të pazgjithshme
si Nyja Gordiane
pritjes së një rreze shprese.
 
 
Rrallë e shpesh…
 
Treten tingujt në melodi
si retorikë zemrash 
për shpirtrat e trazuar,
teoremë pa emblemë
me magji muze,
mpleksur diell e qiell
në zbërthim heshtjeje,
në ngatërrim engjëlli dhe djaj
udhëkryqeve në kthetra hutimi,
duke kërkuar dritën e jetës,
shpirtin e kulluar e frymën e frymës
me thjeshtësi dashurie deri në madhështi,
betuar për përjetësi
në ecejaket e mendimeve,
ku rrjedhin ëndrra e iluzione të panumërta
apostujsh e shenjtorësh të fjalës”Liri”,
në luftë  pambarim me vetveten
pa verbim nga zjarri dhe mëria,
pa lëvizje në vend numëro,
pa shpërfillje  dëshire,
pa kujtime përmbytur në lot
pa vegime me dimensione dyzimi,
pa akuza në heshtje të limituar
pa abstraksione qeniesh
pa elipse gjysëmrrethorë trishtimi,
por me përjetime jete
mbushur inekuacione,
mosbarazime dhe kufij të pamundur,
fjalëkryqe plot enigma,
jehonë britmash shpirti,
që kërkojnë rrugëtimin e hapave të thyer,
përfundime e mbyllje.
Ofshamë kohe
për mungesë ekuilibrash,
ndjeshmërish e përjetime
të njeriut që vërtitet si elektron,
si kation e anion
në mistiken botëstisje, mes dashurisë dhe vdekjes.
 
 

3 thoughts on “Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Leave a Reply to Marjeta Rrapaj Cancel reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s