Kalendari poetik: Nazim Hikmet Ran (1901-1963) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Nazim Hikmet
 
Kalendari poetik: Nazim Hikmet Ran (1901-1963)
 
Si sot, më 3 qershor, 58 vite më parë vdiq në Moskë Nazim Hikmet, poet, shkrimtar dhe dramaturg turk. U lind më 20 nëntor 1901 në Selanik. I ati i tij, ishte konsull i perandorisë turke, nëna e tij piktore; në rrëmbat e tij rridhte gjak çerkez, polak, serb, gjerman dhe frëng. Komunist romantik, pas Luftës II Botërore qe në modë komunizmi…U martua katër herë dhe vdiq në Moskë më 3 qershor 1963. Ja një shqipërim prej tij:
 
 
RUBAI
 
Vjen agimi dhe gjithçka kthjellon
si ujët që në fund kullon
papastërtitë. Dhe beftas, je ti,
në të pafundmen kthjelltësi,
përballë meje vetëm ti.
 
Ditë dimri, pa njollë, e qashtër
si qelq. I ngul dhëmbët një fruti të pastër
e të plotë. Të të duash ty, lulja ime, i përgjan
frymëmarrjes në një pishnajë.
 
Kush e di, ndoshta nuk do të duheshim kaq
nëse shpirtrat tanë nuk do të shiheshin nga larg
dhe kaq pranë nuk do të qemë, kushedi,
nëse s’do të na ndante fat i zi.
 
Dhe kështu, mes nesh, o zogu im,
është vetëm një ndryshim:
ti ke flatra dhe s’mund të fluturosh
unë duar kam dhe nuk mendoj dot.
 
Mjaft, nëna Natyrë një ditë do të thotë,
boll më me gaz, mjaft më me lotë
dhe do të kemi të pafundmen jetë
që nuk sheh, nuk mendon, nuk flet.
 
 

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s